E-Shërbime

Kursi i Auditimit të Energjisë

Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një certifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë titullin “Auditues energjie”.

Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet bashkëkohore për performancën e energjisë së ndërtesave.

Ky kurs është i fokusuar në bazat e auditimit në energji, ndërsa pjesëmarrësit sipas interesave të tyre mund të specializohen në auditimin energjitik në ndërtesa, auditimin energjitik në procese energjitike apo auditimin energjitik në transport.

Drejtor Didaktik i këtij kursi është Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e eficencës energjetike. Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana” prej vitit 2017.

Kursin e Auditimit të Energjisë mund ta ndjekin të diplomuarit në bachelor dhe master, profesional ose shkencor, në programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

1.Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar)
2.Listë e notash (fotokopje e noterizuar)
3.Kartë Identiteti (fotokopje),
4.CV
5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera si dhe dy fotografi.

Leksionet zhvillohen ditën e enjte, të premte dhe të shtunë pasdite. Për informacione më të detajuara, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes adresës e-mail info@umt.edu.al ose numrit të telefonit në Zyrën e Pranimeve 0692591493.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.