Search
Close this search box.
E-Shërbime

RoboTech

Robotech është një konkurs kombëtar i krijuar për të frymëzuar të rinjtë për të krijuar prototipë robotësh që trajtojnë disa nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballemi. Nëpërmjet projekteve praktike, nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë se si të ndërtojnë, programojnë dhe zgjidhin problemet duke përdorur teknologjinë më të fundit në robotikë dhe AI. Së bashku me mentorët dhe ekspertë të fushës, nxënësit do të zhvillojnë zgjidhje që fokusohen në komunitete më të gjelbra, më inteligjente dhe më të mira për të jetuar.

Përse Robotech

Robotech është një platformë ku të rinjtë mund të mësojnë mbi robotikën, inteligjencën artificiale dhe inovacionin dhe ti përdorin ato për të ofruar zgjidhje për probleme të botës reale. Ndërsa bota ndryshon, ka gjithnjë e më shumë nevojë për të mbrojtur mjedisin tonë, për të kursyer burime dhe për të ndërtuar qytete më të zgjuara. Robotech inkurajon studentët të krijojnë zgjidhje që ndihmojnë Shqipërinë të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme. Nëpërmjet projekteve praktike, studentët mësojnë aftësi të vlefshme ndërsa zbulojnë se si teknologjia mund të bëjë një ndryshim në fusha si ekonomia e gjelbër dhe blu, qytetet inteligjente apo komunitete më të mira. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë, ose dëshironi të jeni pjesë e një projekti që mund të bëjë një ndryshim, Robotech ju jep mjetet për ta bërë këtë. Regjistrohu për t’u bashkuar me një udhëtim inovacioni, mësimi dhe zbulimi!
 SË SHPEJTI EDICIONI  2024 – 2025 
Shkolla të mesme
0
Mentorë dhe ekspertë të industrisë
0
Ekipe me ide inovatore
0

Qëllimi dhe objektivat e RoboTech

Zhvillimi i ideve të reja: Të ndihmojmë të rinjtë që t’i kthejnë idetë krijuese në projekte reale.
Zhvillimi i aftësi praktike: Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë robotikën dhe AI përmes përvojave argëtuese dhe praktike.
Ndikim pozitiv: Nxënësit do të zhvillojnë projekt – ide që synojnë ti bëjnë komunitetet e vendit më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë nga ana tenkologjike.
Krijimi i një rrjeti frymëzues: nxënësit e shkollave të mesme, mentorët dhe ekspertët e fushës do të bashkohen në një rrjet frymëzues për të zhvilluar ide, mbështetur njeri – tjetrin dhe ndërtuar projekte inovative.

Nëpërmjet Robotech, nxënësit do të aftësohen të zgjidhin probleme, të ndërmarrin iniciativa në dobi të komunitetit, të zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike dhe të njihen me fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit për të marrë pjesë në konkursin RoboTech.

Përfshini emrin e shkollës së mesme të ekipit tuaj, qytetin, idenë e projektit dhe kategorinë në të cilën bën pjesë. Ne mezi presim të njihemi me idetë tuaja krijuese në fushën e robotikës!

Projekte dhe Ide

Në Robotech, nxënësit do të aplikojnë konceptet e robotikës dhe AI për të ofruar zgjidhje mbi probleme reale. Ata do të zhvillojnë projekte që synojnë të sjellin një ndryshim. Këto janë disa fusha që nxënësit do të eksplorojnë:
Projektet në ekonominë e gjelbër fokusohen në reduktimin e ndikimit mjedisor dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme, si robotët inteligjentë të menaxhimit të mbetjeve që klasifikojnë dhe menaxhojnë në mënyrë efikase mbetjet për të reduktuar ndotjen dhe robotët e ruajtjes së energjisë që monitorojnë dhe optimizojnë përdorimin e energjisë në shtëpi dhe shkolla
Projektet e ekonomisë blu synojnë të mbrojnë dhe menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme burimet e oqeanit dhe ujit. Kjo përfshin zgjidhje për zbulimin e ndotjes që monitorojnë cilësinë e ajrit dhe ujit në kohë reale, si dhe robotët monitorues të cilësisë së ujit që testojnë për ndotës në liqene dhe lumenj.
Projektet në fushën e qyteteve inteligjente synojnë të shfrytëzojnë teknologjinë për të përmirësuar jetën urbane. Këto përfshijnë robotët që mund të kryejnë transport efektiv nq qytete, apo dronët e sigurisë urbane që monitorojnë zonat e qytetit për siguri, duke ofruar informacion në kohë reale.

Si mund të përfshiheni?

Jeni kurioz?
A keni ide inovative të cilat do donit ti zhvillonit?Bashkohuni me Lëvizjen Robotech në Universitetin Metropolitan Tirana

A jeni gati për të ndërtuar diçka të mahnitshme? Mblidhni një ekip prej 4-7 nxënësish, mendoni për një ide projekti dhe aplikoni! Do të punoni me mentorë, do të merrni trajnime praktike dhe do ta prezantoni robotin tuaj para një paneli ekspertësh.
Mbështetni nxënësit tuaj ndërsa zhyten në robotikë dhe AI! Robotech u ofron shkollave trajnime praktike, duke përfshirë aksesin në seminare, mentorim dhe mbështetje teknike për ti ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm në teknologji dhe inovacion.
Partneriteti me Robotech është një shans për të nxitur inovacionin tek të rinjtë e Shqipërisë. Duke mbështetur Robotech, partnerët e industrisë fitojnë shikueshmëri, ndihmojnë në formimin e një brezi të aftë në teknologji dhe kontribuojnë në zhvillim të qendrueshëm dhe inovativ.
Lajmet dhe aktivitetet mbi RoboTech