Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale
Objektivat e programit të studimit
Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Inteligjencë Artificiale” – me dy profile studimi: “Data Science” dhe “Cybersecurity”, në gjuhën angleze, synon thellimin e njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit në përgjithësi dhe në atë të sistemeve inteligjente në veçanti, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë eksperimental dhe praktik. Ky program studimi mbështetet në një metodikë dhe praktikë shkencore dhe ka si objektiv rritjen e autonomisë dhe konsolidimin e koncepteve nëpërmjet lëndëve dhe projekteve bashkëkohore.
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi dhe kualifikimi i specialistëve në dy fusha strategjike si: “data science”, atë të nxjerrjes së informacioneve të reja të cilat mund të aplikohen në fusha në ndryshme si: biznesi, mjekësia, etj., si dhe “cybersecurity”, atë të krijimit elementëve të sigurisë si p.sh.: njohja biometrike, evidentimi i informacionit apo aplikacioneve me qëllime të këqija (malicious).
Profili i studimit Data Science
- “Data Science”: fokusohet në menaxhimin e sasive të mëdha të të dhënave si dhe në ndërtimin e modeleve për kërkimin, modelimin dhe përpunimin e tyre. Profili ka si qëllim përgatitjen e kandidatit në një nga fushat e saj karakterizuese si: data mining, data warehouse, computer vision, knowledge representation, statistics, data analytics, data visualization, query processing, etj.
Profili i studimit Cybersecurity
Informacione të Detajuara
Kohëzgjatja
2 Vite
Numri i ECTS
120 ECTS
Formati
Full- time
Gjuha
Anglisht
Shkarko Duke Klikuar
Përgjegjës Departamenti
Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al