E-Shërbime

Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale

Objektivat e programit të studimit

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Inteligjencë Artificiale” – me dy profile studimi: “Data Science” dhe “Cybersecurity”, në gjuhën angleze, synon thellimin e njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit në përgjithësi dhe në atë të sistemeve inteligjente në veçanti, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë eksperimental dhe praktik. Ky program studimi mbështetet në një metodikë dhe praktikë shkencore dhe ka si objektiv rritjen e autonomisë dhe konsolidimin e koncepteve nëpërmjet lëndëve dhe projekteve bashkëkohore.

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi dhe kualifikimi i specialistëve në dy fusha strategjike si: “data science”, atë të nxjerrjes së informacioneve të reja të cilat mund të aplikohen në fusha në ndryshme si: biznesi, mjekësia, etj., si dhe “cybersecurity”, atë të krijimit elementëve të sigurisë si p.sh.: njohja biometrike, evidentimi i informacionit apo aplikacioneve me qëllime të këqija (malicious).

Profili i studimit Data Science

  •  “Data Science”: fokusohet në menaxhimin e sasive të mëdha të të dhënave si dhe në ndërtimin e modeleve për kërkimin, modelimin dhe përpunimin e tyre. Profili ka si qëllim përgatitjen e kandidatit në një nga fushat e saj karakterizuese si: data mining, data warehouse, computer vision, knowledge representation, statistics, data analytics, data visualization, query processing, etj.

Profili i studimit Cybersecurity

  • “Cybersecurity”: fokusohet në metodat dhe modelet që aplikohen për mbrojtjen e sistemeve kompjuterike nga sulmet e ndryshme. Profili ka si qëllim përgatitjen e kandidatit në fushën e sigurisë e cila mund të aplikohet në një nga fushat e saj karakterizuese si: siguria e sistemeve, siguria e rrjetave kompjuterike, siguria e informacionit, kriptografia, etj.
  • Objektivi i këtij programi, në përgjithësi, është ta njohë studentin me koncepte të avancuara në fushën e inteligjencës artificiale ku si qëllim kryesore kemi ndërtimin e sistemeve inteligjente në gjendje të mësojnë (duke u nisur nga një kontekst i caktuar) dhe përmirësohen, duke bërë mundur fitimin e aftësive vendimmarrëse në formë të pa varur.

    Kontakte të nevojshme

    Përgjegjës Departamenti

    Dr. Elton Domnori
    edomnori@umt.edu.al

    Koordinator i Programit

     

    Informacione të Detajuara

    Kohëzgjatja

    2 Vite

    Numri i ECTS

    120 ECTS

    Formati

    Full- time

    Gjuha

    Anglisht

    Shkarko Duke Klikuar

    Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

    Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.