10 Bursa për studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës

Mirëpritëm në Universitetin Metropolitan Tirana, z. Ragmi Mustafi dhe z. Enver Ramadani.

Rektori i Universitetit Metropolitan Tirana, z. Nikolla Civici, në emër të #UMT, ofroi 10 bursa studimi për studentët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në programet e tre fakulteteve:

– Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
– Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT
– Fakulteti i Ekonomisë.

Është në politikat tona mbështetja e shqiptarëve jashtë trojeve, si një përgjegjësi atdhetare, por edhe sepse besojmë se arsimi cilësor dhe mbështetja e këtyre të rinjve është mbështetja më e madhe që mund t’i bëhet një komuniteti.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishte edhe Dorarti, studenti më i ri nga Presheva që do fillojë studimet në Programin Profesional, Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente, në #UMT.