Universiteti Metropolitan Tirana njofton të gjithë studentët e ciklit profesional, bachelor dhe master se procesi akademik për vitin 2020-2021. Procesi do të nisë online për një periudhë 1-mujore.
Ky vendim vjen pas diskutimeve dhe njoftimit publik që ka dhënë Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e pandemisë, drejtuar nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj.Mira Rakacolli.
Bazuar në këtë të dhënë, Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë për Arsimin, Sportin dhe Rininë në një shkresë të datës 30.10.2020 drejtuar Institucioneve të Arsimit të Lartë me numër protokolli 5838/2 mbi fillimin e vitit akademik 2020-2021, udhëzon zhvillimin e mësimit online.
Në këtë shkresë, ndër të tjera citohet: “Në kuadër të të gjitha masave të ndërmarra, në përputhje me standardet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore që ju keni për fillimin e vitit akademik 2020-2021, procesi mësimdhenes. Pavarësisht formës së mësimdhënies, të jetë i dokumentuar edhe në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.”
Në këtë situatë, stafi i Universitetit Metropolitan Tirana është angazhuar maksimalisht për shpërndarjen e orareve sipas programeve të studimit. Bazuar edhe në eksperiencën e suksesshme të vitit të kaluar, mësimi do të zhvillohet në platformën GoToMeeting, mbështetur nga platforma universitare edu4schools.
Studentët do të marrin njoftimet përkatëse, materialet si edhe manualët e përdorimit në adresat e tyre email.



