E-Shërbime

Program Profesional 2- vjeçar në Dizajn Grafik

Programi 2-vjeçar i studimit në Dizajn Grafik ka për qëllim t’u japë studentëve njohuri themelore shkencore dhe bashkëkohore në fushën e grafikës, si edhe t’u mundësojë zgjerimin e njohurive në disiplina specifike që lidhen me artet e bukura, arkitekturën, teatrin, kinematografinë si edhe me shkencat ekzakte. Këtë program studimi mund ta ndjekin të gjithë ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në komunikimin vizual përmes përdorimit të programeve profesionale dixhitale. Në këtë program gërshetohen dijet teorike me ato praktike, ku studentët aftësohen në grafikën kompjuterike, teknikat e modelimit dixhital, dizenjimin e faqeve online etj.

Në përfundim të këtij programi, studentët mund të punojnë si dizenjues grafikë, dizenjues editorial, ilustrues apo dizenjues në sektorin e prodhimit të filmave, në sektorin televiziv, në sektorin e prodhimit të reklamave apo në sektorin e markave dhe ambalazhimeve. Gjithashtu mund të punojnë në institucionet publike si muze, qendra kulture, shkolla etj.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Ernest Shtepani
eshtepani@umt.edu.al

Koordinator i Programit

Msc. Olta Bello
obello@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.