E-Shërbime

Master i Shkencave në Inxhinieri Software

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Software i ofruara nga UMT ka për qëllim të përcjellë njohuri të avancuara të sistemeve kompjuterike, zhvillimit të aplikacioneve software dhe kërkimin e aplikuar. Në veçanti, ky program studimi fokusohet në aspekte të ndryshme të zhvillimit si: menaxhimi dhe përpunimi i të dhënave (menaxhimi i bazës së të dhënave, data warehouse, data mining, etj.) dhe programimit (programi back-end dhe front-end, programi për pajisjet mobile, testimi dhe verifikimi i software-it, etj…

Në përfundim të programit të studimit, studentët do fitojnë njohuri mbi shkencat kompjuterike në përgjithësi dhe sistemet software në veçanti. Kurrikula e këtij programi studimi është ndërtuar në një formë që mundëson studentin të praktikojë në laboratorë me ndihmën e pajisjeve kompjuterike të vëna në dispozicion në ambientet e UMT-së. Krahas njohurive të fituara gjatë vitit akademik, studentët do fitojnë eksperienca të reja me anë të programit të praktikës mësimore të organizuar gjatë semestrit të fundit.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al.

Koordinator i Programit

Dr. Igli Hakrama
ihakrama@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Anglisht

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.