Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike ofron një përgatitje shumë disiplinore e cila bën të mundur analizën, projektimin, realizimin dhe menaxhimin e sistemeve të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes, konvertimit dhe përdorimit të energjisë elektrike.

Programi akademik i Masterit të Shkencave në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Metropolitan Tirana është i strukturuar në mënyrë që t’i sigurojë të diplomuarit një vizion të plotë të aplikimeve elektronergjetike dhe automatizimit industrial, duke u ofruar në dy profile, përkatësisht Energjitikë dhe Automatizim. 

Procesi akademik është i ndërthurur me orët praktike, ku studentët aftësohen në laboratorët e dedikuar si Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve, Laboratori i automatizimit apo Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike.

Mbi këtë bazë, jepen njohuri mbi transmisionet elektrike, mbi sistemet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, mbi shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë elektrike, mbi ekonominë e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemeve elektrike në tregun e energjisë. Programi i studimit ofron edhe praktika profesionale pranë institucioneve me të cilat universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

AL

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

Prof. Asoc. Gazmend Pula
gazmend.pula@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al