UMT shpall listat e aplikantëve të raundit të tretë për vitin akademik 2020-2021

Universiteti Metropolitan Tirana shpall listat e renditjes së studentëve që kanë përzgjedhur programet bachelor dhe profesionale në portalin e Maturës Shtetërore në aplikimin e raundit të tretë për të vazhduar studimet e larta në vitin akademik 2020-2021.

Maturantët fitues duhet të paraqiten në Universitetin Metropolitan Tirana nga data 21 tetor deri në datën 26 tetor për të kryer procesin e regjistrimit, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

– Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore
– Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore
– Në rast se kandidati ka kryer gjimnazin jashtë shtetit duhet të paraqesë Njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit
– Dy fotografi
– Dokument identifikimi (fotokopje)
– Mandat pagese

Klikoni mbi programin që keni përzgjedhur për të parë aplikimin tuaj:

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

Program i integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë

Program profesional në Dizajn Grafik

Program profesional në Topografi dhe GIS

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Bachelor në Inxhinieri Software – Shqip

Bachelor në Inxhinieri Software – Anglisht

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – Shqip

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – Anglisht

Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

Program profesional në Sistem dhe Pajisje Elektrike

Program profesional në Dizajn dhe Zhvillim Software

Fakulteti i Ekonomisë

Bachelor në Administrim Biznes

Bachelor në Financë

Bachelor në Informatikë Ekonomike – Shqip

Bachelor në Informatikë Ekonomike – Anglisht

Program profesional në Menaxhim në Hoteleri, Turizëm dhe Evente