E-Shërbime

Inteligjencë Artificiale

Programi Bachelor në “Inteligjencë Artificiale” në universitetin “Metropolitan Tirana” ofron një diplomë të ciklit të parë të studimit “Bachelor” në fushën e inteligjencës artificiale. Inteligjenca Artificiale (IA) është një temë e ditës së sotme dhe të nesërme, e cila po prek edhe do të prekë çdo fushë të jetës sonë. Çdokush ka dëgjuar për makinën pa shofer (Google car), Deep Blue (IBM) apo robotet e komunikimin zanor (SIRI-iPhone) tek pajisje të ndryshme. Përveç tyre, kemi edhe zbatime të IA në fusha të tjera si: ekonomia, prodhimi industrial, video lojra, zbavitja, mjekësia, ndihma në procese të ndryshme, e më tej deri te fusha ligjore.

IA ka të bëjë me imitimin e inteligjencës njerëzore dhe jo vetëm në makina të programueshme, e për ti bërë ato për të menduar dhe vepruar në mënyrë të pavarur në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Tashmë shumë prej kompanive kërkojnë persona të aftë të zbatojnë në praktikë teknikat dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale në shërbimet që ata ofrojnë. Për këtë arsye ky program u mundëson studentëve ndërthurjen e aspekteve teorike, praktike dhe kërkimore midis tre drejtimeve kryesore si: matematikës, inxhinierisë së softuerit dhe inteligjencës artificiale. Në fokus të veçantë do të jetë kuptimi i bazave të nevojshme matematikore dhe zbatimi i qasjeve të ndryshme të fushës IA në praktikë nëpërmjet teknikave të zhvillimit softuerik.
 

Gjatë kohës së studimit, studentët do të marrin aftësitë e duhura nga shkencat kompjuterike, matematika, inteligjenca artificiale dhe aftësitë kyçe për zhvillimin e sistemeve të bazuara në IA. Përveç saj, ata do të mësojnë të përdorin me përgjegjësi këto sisteme dhe njohur edhe çfarë lejohet apo jo në përdorimin e IA duke mësuar edhe bazat etike të përdorimit të saj. Studimi i IA-së përfshin përmbajtje nga fushat e “machine learning”, shkencat e të dhënave apo siç njihet ndryshe “data science”, “deep learning”, sistemet multi-agjent, vizioni kompjuterik dhe përpunimi natyror gjuhësor.  Detyrat e saj të përditshme mund të përfshijnë: a) analizimin e problemin dhe trajtimin me teknikat e duhura për zgjidhjen e saj; b) projektimin dhe manipulimin e të dhënave komplekse; c) krijimin e mjeteve dhe algoritmeve analitike në trajtimin e problemit; dhe d) zhvillimin e softuerit të ri për nevojat e projektit dhe kërkimit.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al.

Koordinator i Programit

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

English

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.