Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt

Start-Up City, festivali i ideve të biznesit i kthyer në referencë për të rinjtë shqiptarë, përmbylli edicionin e tij të katërt. Pas një organizimi tre mujor ku aplikuan 62 ide biznesi nga nxënës dhe të rinj, në ceremoninë finale u kurorëzuan edhe fituesit e këtij edicioni, të organizuar si çdo vit nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe partnerët.

E ftuar në këtë event ku u shpallën 8 idetë më të mira sipas kategorive, ministrja për Fëmijët dhe Rininë Bora Muzhaqi vlerësoi aktivitetin, duke shprehur se sektori është në vëmendjen e veçantë të qeverisë.

“Lajmi i mirë është që ne tashmë e kemi një ligj për startup-et dhe lajmi akoma më i mirë është hapja e thirrjes së parë për startup-et në Shqipëri. Kjo është një nismë e bukur, e prandaj jemi këtu për të mbështetur të gjitha iniciativat promovuese të startup-eve. Kemi shumë bashkëpunime me UMT, dhe me universitete të tjera në vend sepse qeveria është në të njëjtën linjë për zhvillimin e këtij sektori”, tha ndër të tjera Bora Muzhaqi.

Pjesë e ceremoisë finale ishte edhe kryetari i komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi. Si anëtar i jurisë në edicionin e kaluar të Start-Up City, Shalsi motivoi të rinjtë duke thënë se dështimi është pjesë natyrale e suksesit të tyre, ndaj duhet të vazhdojnë me këmbëngulje deri në realizimin e ideve.

“Ju përgëzoj të gjithëve që keni arritur të paraqisni projekte dhe ide. Dua t’ju them se eksperienca botërore tregon se 95% e startup-eve dështojnë, por në fakt nuk ka një shembull të vetëm të një startup-i të suksesshëm në botë që të mos ketë njohur gjatë rrugëtimit të tij edhe dështimin. Prandaj vijoni të këmbëngulni me pasion”, u tha Eduard Shalsi pjesëmarrësve.

Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana, Arjan Çukaj, tha se ky ishte viti me numrin më të lartë të aplikimeve, duke treguar edhe dëshirën që të rinjtë kanë për sipërmarrjen.

Arjan Çukaj - Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana
Arjan Çukaj – Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana

“Dëgjuam dhe pamë ide cilësore dhe inovative. Start-Up City 4 ishte dukshëm në një nivel më të lartë. Ne si universitet, si organizator na u desh t’u jepnim dy ekipeve bursa të plotë studimi në Universitetin Metropolitan Tirana, pasi juria kishte vështirësi përzgjedhjeje dhe kjo është shenjë e cilësisë së lartë. Në universitet, kemi mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e këtyre ideve, përmes Metropolitan Incubator apo zyrës në Shqipëri të WBAF, rrjetit global të investitorëve engjëj”, u shpreh Arjan Çukaj, i cili akordoi çmimin “Individual Entrepreneur Award” për dy ide, “The Automatic Drawers” dhe “Ray of Self”.

Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana
Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana

Çmimi i parë u fitua nga Marlin Nano dhe Leart Qefalia me idenë “The Automatic Drawers”, të cilët do të përfitojnë 2500 euro mbështetje për idenë e tyre. “Student Life” nga Amarilda Koka fitoi çmimin e dytë me 1000 euro, ndërsa çmimi i tretë nga “Diversi8”, Danjela Kadiu.

Bora Muzhaqi -Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana
Bora Muzhaqi -Start-Up City Universiteti Metropolitan Tirana

Gjatë eventit përshëndetën me fjalën e tyre edhe fitues të vitëve të tjera të Start-Up City, që tashmë operojnë suksesshmë në treg. Start-Up City organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, WBAF, Metsinc dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Partnerë zyrtarë në këtë edicion ishin EU for Innovation, GIZ Albania, TUMO Tirana, Business Magazine dhe Albania Tech.

Lista e ideve fituese:

Çmimi i parë: The Automatic Drawers.

Çmimi i dytë: Student Life

Çmimi i tretë: Diversi8

Best Pitch: Dentisti im

Best Woman Entrepreneur: Danja’s raspberries

Best Teen: Ray of Self

Best Social Entrepreneur: 3R

Individual Entrepreneur Award-  bursë studimi 100% në Universitetin Metropolitan Tirana: The Automatic Drawers dhe Ray of Self.
“,”image”:”33531.jpeg?s=526538″,”external_image”:null,”external_image_title”:null,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}