Hapet Thirrja për Bursa për stafin akademik të UMT, në Programin Erasmus +, në Universitetin e Letonisë në Letoni

Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin e Letonisë në Letoni, hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie.


Niveli i mobilitetit:

  • – Mobilitet për mësimdhënie;

Kush mund të aplikojë:

Mund të aplikojnë stafi akademik i brendshëm në Fakultetin e Ekonomisë.

Kohëzgjatja e bursës:

– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim) dhe përfshin 8 orë mësimdhënie në gjuhën angleze.

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 140 euro në ditë;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

Dokumentet”>http://ec.europa.eu/programmes… e nevojshme për aplikim:

  • – Kopje e pasaportës;
  • – CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • – Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
  • – Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Formati i planit të mobilitetit mund të shkarkohet në adresën:
Për”>https://www.uaic.ro/en/interna…
më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën:

Afati”>https://umt.edu.al/udhezues-mb… për aplikim: 19 Nëntor, 2021

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën edoku@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!”