Ndërkombëtarizimi
Dimensioni ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizimi janë prioritetet kryesore të veprimtarisë së Universitetit Metropolitan Tirana. Misioni synon të fituarit e standardeve më të larta akademike bashkëkohore kombëtare dhe të huaja dhe të përgatisë profesionistët e së ardhmes si individë aktivë ndaj çështjeve sociale. Për këtë qëllim, Universiteti Metropolitan Tirana ndërton ura bashkëpunimi të qëndrueshëm me pjesëmarrës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të ekspozuar studentët me mundësi të vlefshme akademike, profesionale dhe sociale në një mjedis bashkëkohor. Universiteti Metropolitan Tirana prej vitesh kontribuon në shoqëri duke formuar profesionist që mbartin vlera të sipërmarrjes dhe humanizmit. Sfidat globale në rritje që ne po përballemi kolektivisht kërkojnë një përgjigje globale dhe bashkëpunuese, prandaj Universiteti Metropolitan Tirana mbështet Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, në veçanti: SDG4 Arsimi Cilësor, SDG10 Zvogëlimi i Pabarazive, SDG17 Partneritetet për Objektivat.