Tarifat dhe bursat e studimit
Llogarit Bursën Për Programet Bachelor
TARIFAT E STUDIMIT
Çdo i interesuar mund të rezervojë studimet në një prej programeve të studimit në UMT duke filluar nga muaji dhjetor. Universiteti Metropolitan Tirana mundëson tarifa të reduktuara studimi për rezervime të hershme.
FACILITETE NË UMT
UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me:
- Karta e studentit
- Akses në web-mail dhe platformën universitare edu4schools
BURSAT E STUDIMIT PËR PROGRAMET BACHELOR
Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) vlerëson punën dhe arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimeve bachelor. Ju mund të përfitoni bursë nëse keni arritje si pjesëmarrës në olimpiada, në aktivitete sociale në ndihmë të shtresave të pafavorizuara të shoqërisë, dalloheni si talent në fushën e kulturës, artit dhe sportit ose të paktën një nga prindërit tuaj punon në UMT ose është mësues në sistemin parauniversitar shqiptar. Bursat akordohen bazuar në kritere të qarta dhe të barabarta të bazuara në punën dhe rezultatet e studentëve dhe në përgjegjësinë sociale të UMT, sipas një procesi transparent dhe të thjeshtë aplikimi.
Universiteti Metropolitan Tirana, si një universitet me profil të qartë shkencor, vlerëson përtej notës mesatare gjatë tre viteve të gjimnazit edhe notat ne lëndëve të Matematikës dhe të Fizikës, por edhe arritjet e tjera të studentit si pjesëmarrje në olimpiada, në aktivitete sociale në ndihmë të shtresave të defavorizuara të shoqërisë si dhe ato që dallohen si talente në fushën e kulturës, artit dhe sportit.
Nëpërmjet këtij sistemi bursash UMT ka për objektiv krijimin e një ekosistemi pozitiv, të ekulibruar dhe vlerësues jo vetëm për studentët që përfitojnë direkt bursat por dhe për pjesën tjetër të studentëve të cilët do të mund të përfitojne jo vetëm nga një staf akademik kompetent dhe dashamirës, kolegë të motivuar por edhe nga një ambient pozitiv dhe rigjenerues.
Dokumentacioni për aplikimin e bursës
- Për mesatare të gjimnazit dhe maturës shtetërore mbi 9.5 ofrohet 100% bursë nga tarifa e studimit
- Kur njëra prej mesatareve është mbi 9 dhe tjetra mbi 9.5 ateherë përfitohet 75 %.
- Për mesatare të gjimnazit dhe maturës shtetërore mbi 9 ofrohet 50% bursë nga tarifa e studimit