Search
Close this search box.
E-Shërbime

UMT përgatitet të ofrojë kurse profesionale në sizmiologji

Universiteti Metropolitan Tirana, në partneritet me Institutin e Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmiologjisë Inxhinierike në Shkup UKIM-IZIIS SS Cyril, do të ofrojë së shpejti kurse profesionale në fushën e sizmiologjisë.

Presidenti i UMT Ing. Arjan Çukaj, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen dhe pedagogun Dr. Artur Roshi zhvilluan një vizitë zyrtare në Maqedoni, duke konsoliduar marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Së shpejti do të marrin jetë projektet për kurse profesionale në fushën e sizmiologjisë të cilat do t’u shërbejnë studentëve dhe të diplomuarve të degës së inxhinierisë së ndërtimit

Profili i kursit profesional “Shake it up: Nga teoria në praktikën e inxhinierisë së tërmeteve dhe vlerësimit post-tërmet” i cili ndjek metodat ‘mobile lab’ dhe ‘shake table’ për teste dhe stimulime të tërmetit përmbush në një nivel tjetër vizionin e Univesitetit Metropolitan për t’iu ofruar studentëve të tij aksesin dhe qasjet në laboratoret universitare e shkencore më inovatore për programet ku studiojnë

Laboratori i Testimit Dinamik të IZIIS është një nga laboratorët strategjikë në të cilin kryhen në vazhdimësi kërkime shkencore dhe aplikative në fushën e dinamikës së strukturave. Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike (IZIIS) është institucion kërkimor-shkencor, më i madhi në rajon, i krijuar pas tërmetit shkatërrues të vitit 1963 në Shkup dhe këtë vit shënon 60-vjetorin.