MSc. Nevila Samarxhi
Programi Grafik Dizajn / Lektor
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës nsamarxhi@umt.edu.al
Me mbi 30 vite përvojë profesionale në fushën e dizajnit grafik dhe komunikimit vizual, MSc Nevila Samarxhi i është bashkuar stafit akademik të Universitetit Metropolitan Tirana si lektore, ku do të kontribuojë në mësimdhënie dhe në formimin profesional të studentëve në degën e Grafik Dizajn. Nevila ka përfunduar Bachelorin në “Komunikim-Dizajn” dhe Masterin Shkencor (MSc) në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim”. Me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e dizajnit, për rreth 30 vitesh ajo ka dhënë kontributin e saj profesional si drejtuese e dizajnit pranë “Gazeta Shqiptare”, një nga mediat më të mëdha në vend, dizajner në Qendrën e Botimeve Zyrtare, dizajner Bunk’Art 1 dhe 2.. Përvoja e saj profesionale përfshin dizajnin editorial, komunikimin vizual, publikimin dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme grafike digjitale dhe të printuara. Krahas angazhimit akademik, ajo vijon aktivitetin profesional si dizajnere grafike dhe është e angazhuar në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së saj profesionale, Nevila Samarxhi ka realizuar faqosjen dhe dizajnin e mbi 500 librave, në bashkëpunim me autorë shqiptarë dhe të huaj. Përveç eksperiencës së gjatë profesionale, ajo ka një përvojë disa-vjeçare në mësimdhënie universitare, veçanërisht në fushën e dizajnit, me lëndë të ndryshme të lidhura me Grafik Dizajnin, Multimedian, Komunikimin Vizual, Dizajnin Editorial, Marketingun Digjital dhe fusha të tjera të komunikimit dhe dizajnit. Përvoja akademike është ndërthurur vazhdimisht me praktikën profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi kërkesat dhe zhvillimet e tregut të punës. Me përvojën e saj, lektorja Nevila Samarxhi sjell në Universitetin Metropolitan Tirana një kombinim të rëndësishëm të praktikës profesionale dhe përvojës akademike, duke kontribuar në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të fushës.
- Bachelor dega “Komunikim-Dizajn”
- Masterin Shkencor në “Marrëdhënie Publike Komunikim” Në Universitetin Europian të Tiranës