MSc. Amos Huta
Lektor
Fakulteti i Ekonomisë
✉ a.huta@umt.edu.al
Amos Huta është lektor në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Informatikës Ekonomike, në Universitetin Metropolitan Tirana. Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Inxhinieri Software, duke ndjekur studimet në një rrugëtim akademik ndërkombëtar në institucione arsimore si Canadian Institute of Technology, Universidade da Coruña (Spanjë) dhe University of Maribor (Slloveni).
Amos Huta ka përvojë në kërkimin shkencor ndërkombëtar, përfshirë angazhime kërkimore në Graz, Austri, si dhe eksperienca akademike dhe profesionale në disa vende evropiane, ndër to Spanja, Sllovenia dhe Sllovakia. Paralelisht me veprimtarinë akademike, ai ka ndërtuar eksperiencë të konsoliduar në lidership, trajnime profesionale dhe koordinim projektesh në Mbretërinë e Bashkuar, Maltë, Gjermani dhe Itali. Aktualisht, ai është pedagog i brendshëm në Universitetin Metropolitan Tirana, ku zhvillon lëndët Algoritmikë, Struktura të të Dhënave dhe Bazat e Programimit. Gjithashtu, është i angazhuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e Sistemeve të Informacionit në Biznes. Interesat e tij akademike përfshijnë inxhinierinë e software-it, algoritmikën, sistemet e informacionit dhe aplikimin e teknologjisë në ekonomi dhe vendimmarrje.
- Bachelor në Inxhinieri Software
- Master Shkencor në Inxhinieri Software
Institucione Arsimore:
- Canadian Institute of Technology
- Universidade da Coruña, Spanjë
- University of Maribor, Slloveni
- Tirane, K., Veliu, D., & Huta, A. (2025). Illumination effects on face recognition algorithms: A comparative analysis and practical insights. Agora International Journal of Economical Sciences, Vol. 19 No. 2. https://univagora.ro/jour/index.php/aijes/article/view/7344
- Zanaj, B., Shytaj, K., Huta, A., Zanaj, E., & Biberaj, A. (2025). Deep Neural Networks and their usage in Precision Harvesting – Designing of a web application for plant disease classification.
- Presented at ICITEE – International Conference on Information Technology, Engineering & Education. https://fti.edu.al/kerkimi-shkencor-fti/icitee/