KURSI I
VLERËSIMIT DHE INVESTIMIT NË PASURITË E PALUAJTSHME
Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme (KVIPP) është i njohur nga Ministria e Arsimit si dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ky kurs synon të formojë profesionalisht studentët duke i aftësuar në vlerësimin shkencor dhe praktik të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, në përfundim të këtij kursi ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë edhe parashikime për vlerën e pritshme të pasurive të paluajtshme si pasojë e një investimi.
Drejtues Didaktik i kursit është britaniku David Allen, një figurë e njohur në rang ndërkombëtar në fushën e Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”, i cili çdo vit sjell risitë më të fundit në këtë sektor.
Studentët që kanë ndjekur këtë kurs ndër vite në Universitetin Metropolitan Tirana kanë mundur të licensohen si vlerësues të pasurive të paluajtshme duke punuar si profesionistë të lirë, specialistë në zyrat e shoqërive imobiliare, në bankat e nivelit të dytë, në shoqëritë e sigurimeve apo të ndërtimit, në zyrat publike dhe të urbanistikës etj.
Me qellim pjisjen me license si vleresues i ndertesave dhe tokes truall, kursin mund ta ndjekin te diplomuarit ne nivelin “Master”, ne deget e inxhinierise, arkitektures dhe ekonomise.
Të interesuarit për ta ndjekur këtë kurs pasuniversitar që zgjat 20 javë, mund të kontaktojnë me Zyrën e Pranimeve në UMT përmes numrit 0692591493 dhe email: admissions@umt.edu.al
Data e fillimit të kursit KVIPP
15 Janar 2026