Nga UMT në Paris për kërkim shkencor

MSc. Anxhelo Shehu, Asistent Lektor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT, si edhe doktorant në Shkollën e Doktoraturës të Universitetit Metropolitan Tirana, po zhvillon kërkim shkencor pranë ESIEE Paris, në kuadër të shkëmbimeve akademike midis UMT dhe ESIEE Paris, pjesë e Université Gustave Eiffel.

Anxhelo është fitues për të dytin vit radhazi i bursës së kërkimit shkencor nga Ambasada Franceze, këtë herë në kuadër të programit RIFA 2025, i cili mbështet lëvizshmërinë akademike dhe qëndrimin e tij në ESIEE Paris.

Gjatë qëndrimit atje, ai po punon nën drejtimin e Prof. René Natowicz. Kërkimi i tij fokusohet në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit duke përdorur teknika të Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Deep Learning (DL) për analizimin e imazheve mamografike. 

Ky studim synon të ofrojë një mbështetje të vlefshme në onkologji, për diagnostikimin e kancerit të gjirit ose identifikimin e shenjave të hershme që lidhen me rrezik të lartë për zhvillimin e tij.