Studentët e Universitetit Metropolitan Tirana finalizuan sot projektet e tyre në fushën e inxhinierisë
dhe informatikës, ku punimet interesante dhe shumë cilësore që varionin nga robotika, platformat
dixhitale dhe aplikacionet, u prezantuan në gjuhën angleze. “Bringing the Science of English
Language Learning into Engineering Classroom” titullohej workshopi, në fund të të cilit u shpallën tre
studentë fitues që u shpërblyen me dhurata.