Search
Close this search box.
E-Shërbime

“Design and the City” workshop “Design a Small Apartment” në Atelienë Gjyms’Hana

“Design and the City” ka nisur turin e aktiviteteve. Filluam me workshop-in “Design a Small Apartment” në Atelienë Gjyms’Hana lidhur me dizajnin e interierit, fillimisht me një prezantim të përgjithshëm të kësaj studioje dhe logjikës së tyre të punës.

Arkitektja  Ana Gjymshana shpjegoi hapat për realizimit e një interiori të një apartamenti duke e paralelizuar me raste konkrete që has në procesin e punës studjoja e saj.Në vijueshmëri u bë ndarja e grupeve të punës me nga 3 studente në grup me tematika të caktuara dhe tipologji të ndryshme funksionesh të objektit në shqyrtim.

Studentët u angazhuan edhe me anën praktike të këtij projekti, fillimisht duke bërë matjet përkatëse, teknikisht rilevimin e objektit, të dhëna që i duhen gjatë projektimit. Gjithashtu, secili grup organizoi edhe takimin me klientët përkatës. Tashmë grupet po përgatiten për fazën e radhës të punës dhe për të kryer me sukses iniciativen e marrë.