Tre ditë workshop mbi trashëgiminë arkitekturore - UMT

Studentët e Arkitekturës në UMT, tre ditë workshop mbi trashëgiminë arkitekturore

Universiteti Metropolitan Tirana u bë arenë e një eksperience unike akademike dhe krijuese, teksa studentët e Arkitekturës morën pjesë në workshop-in tre-ditor mbi Arkitekturën dhe Kulturën e Epokës së Rilindjes dhe Barokut, në udhëheqjen e Profesor Andreas Giakoumakatos. Gjatë këtyre tre ditëve intensive, pjesëmarrësit patën mundësinë të analizojnë ndikimin e figurave qendrore si Filippo Brunelleschi dhe Leon Batista Alberti në arkitekturën e Rilindjes, duke u fokusuar në konceptet e proporcionalitetit, simetrisë dhe kompozicionit urban. Nga Firence deri në Romë, studentët eksploruan sesi arti dhe ideologjia ndërlidheshin me zhvillimin e hapësirave urbane dhe arkitekturën e kohës.

Workshop-i që solli Rilindjen dhe Barokun në auditorët e UMT

Workshop-i nuk u kufizua vetëm në analizën teorike, por përmbajti dhe diskutime mbi ndryshimet thelbësore mes Rilindjes dhe Barokut, si dhe ndikimin e inovacioneve teknike dhe filozofike në ndërtesat e epokës. Një pjesë e rëndësishme e trajtimit ishte edhe studimi i arkitekturës së Manierizmit dhe rolit të mjeshtreve si Andrea Palladio dhe Michelangelo, duke e vendosur arkitekturën historike në një kontekst modern.

Profesor Giakoumakatos, me eksperiencën e tij të gjatë akademike dhe si kritik arkitekture, ndau njohuritë e tij me studentët, duke u mundësuar atyre një qasje të thelluar ndaj arkitekturës së periudhave të ndryshme. Ai theksoi sesi arkitektura nuk është thjesht ndërtim fizik, por një reflektim i zhvillimeve shoqërore, politike dhe kulturore.

Arkitektura si reflektim i historisë


Workshop-i u konsiderua një eksperiennce e vlefshme nga pjesëmarrësit, duke u vlerësuar si një mundësi unike për të kuptuar sesi historia, arti dhe ideologjia kanë formësuar hapësirën urbane dhe arkitekturën bashkëkohore. Me përfundimin e tij, studentët u larguan jo vetëm me njohuri të reja, por edhe me një frymëzim të thelluar për të sjellë arkitekturën historike në kontekstin modern.

Ky event shërbeu gjithashtu si një platformë për bashkëbisedim mes studentëve dhe ekspertëve, duke nxitur analizë kritike dhe krijimtari në interpretimin e strukturave arkitekturore. Duke kombinuar studimet historike me aplikimet bashkëkohore, workshop-i ofroi një pasqyrë të qartë mbi zhvillimin e arkitekturës në rrjedhën e shekujve.

Universiteti Metropolitan Tirana vazhdon të promovojë aktivitete akademike të nivelit të lartë, duke e kthyer arsimin në një udhëtim të pasur me dije dhe eksperiencë praktike. Kështu, workshop-e të tilla mbeten një mundësi e vyer për studentët për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të lidhur teorinë me praktikën në mënyrë inovative.

Profesor Giakoumakatos ka një karrierë të shquar akademike në fushën e historisë së arkitekturës. Ai ka dhënë mësim në Universitetin e Firences dhe ka qenë kritik arkitekture për gazetën “To Vima” në Athinë. Përveç angazhimit të tij akademik, ai ka shërbyer si drejtor i Institutit Helenik të Arkitekturës dhe ka marrë pjesë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia si komisioner kombëtar i Greqisë. Me një përvojë të gjerë në kërkime dhe botime mbi arkitekturën e Rilindjes dhe Barokut, ai vazhdon të ndikojë në fushën e studimeve arkitekturore me kontributet e tij të çmuara.