Universiteti Metropolitan Tirana mbështet dhe promovon pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë (IEO), një konkurs prestigjioz global që zhvillohet çdo vit në fushat e ekonomisë dhe financës. Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në këtë olimpiadë në vitin 2021. Që nga ajo kohë, numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm, nga 50 në 200 nxënës nga e gjithë Shqipëria, duke garantuar një përfaqësim cilësor dhe konkurrues.
Pse të marrësh pjesë në IEO?
- Zhvillon aftësi në ekonomi, financë dhe biznes
- Hap mundësi për studime të avancuara dhe bursa ndërkombëtare
- Një eksperiencë e jashtëzakonshme për të sfiduar veten në një kompeticion global
- Përfaqësimi i Shqipërisë në një ngjarje prestigjioze me pjesëmarrje nga 45 shtete
Pjesëmarrja në IEO është një mundësi unike për nxënësit e pasionuar pas ekonomisë dhe financës, për të testuar aftësitë e tyre në një skenë ndërkombëtare dhe për të ndërtuar një rrjet të vlefshëm akademik e profesional.
Struktura e Olimpiadës
Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër disa faza përzgjedhjeje dhe trajnimi:
FAZA 1
Testi Demo 26 Mars 2026 Trajnim nga UMT (per gjimnazistet e interesuar)
FAZA 2
Testi i Ekonomise 2 - 23 Prill 2026 Workshop: Si te analizosh nje rast biznesi (Fundi i prillit 2026)
FAZA 3
Pergatitja dhe prezantimi i rasteve te biznesit 4 -21 Maj 2026 Vleresimi dhe shpallja e fituesve - Maj 2026
Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë 2022/2023
Testemonials
Sukseset e pjesëmarrësve të gjimnazistëve shqiptar në IEO
Në edicionin e vitit 2023, skuadra shqiptare, e mbështetur nga Shoqata Shqiptare e Bankave, arriti një sukses historik duke sjellë në Shqipëri tre medalje:
- Andrea Bylykbashi – Medalje Argjendi
- Endi Saliko – Medalje Bronzi
- Bronzi Danja Nanaj – Medalje Bronzi
Fituesit kombëtarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në garën globale, duke u përgatitur nën kujdesin e ekspertëve të fushës.







