BURSAT
E STUDIMIT

Bursat e studimit për programet bachelor

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) vlerëson talentin, përkushtimin dhe ekselencën e studentëve. Për maturantët me rezultate të larta, UMT ofron bursa të plota dhe të pjesshme për studimet e ciklit Bachelor. Përveç mesatares së gjimnazit, vlerësohet performanca në lëndë si Matematika, përmes Testit të Bursave të organizuar nga UMT, si dhe arritjet në olimpiada, aktivitete shkencore, sportive e sociale, si edhe angazhimi qytetar. Bursat aplikohen vetëm mbi tarifat e studimit. Tarifa e administrimit perjashtohet nga aplikimi i bursave dhe zbritjeve.
**Bursat akordohen sipas kritereve të qarta dhe të barabarta, duke u bazuar në punën dhe rezultatet e studentëve. Gjithashtu, UMT përmbush përgjegjësinë e saj sociale duke ofruar një proces transparent dhe të thjeshtë aplikimi.
UMT Bursa Studimi
LLOGARIT BURSËN - APLIKO ONLINE

LLOGARIT BURSËN - APLIKO ONLINE

Përqindjet e bursave të studimit llogariten duke përdorur mesataren e ponderuar, ku Matura Shtetërore ka një peshë prej 60% dhe Mesatarja e Gjimnazit 40%.





Testim për Përfitimin e Bursës

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) ofron mundësinë alternative të përfitimit të bursës përmes testimit, që do të zhvillohet më 18 prill.

Ky testim i jep mundësinë aplikantëve që të demonstrojnë njohuritë, aftësitë analitike dhe motivimin për t’u bërë pjesë e komunitetit akademik të UMT. Më të mirët do të mund të përfitojnë bursë deri në 100%.

Testimi është i hapur për të gjithë aplikantët dhe do të përfshijë pyetje logjike dhe matematike.
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana, në Godinën 1, në orën 11:00. Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten rreth orës 10:30, për të siguruar një organizim të rregullt të testimit.

Gjatë ditës së testimit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete një mjet identifikimi dhe një makinë llogaritëse.

Kliko këtu për t’u regjistruar

Kategorite e bursave

Bursat e Ekselencës

Mesatarja e notave: Mesatarja e notave duhet të jetë mbi 8.8.

Kriteret: Bazohen në mesataren e ponderuar te Maturës Shtetërore (MSH) (60%) dhe Mesatare te Gjimnazi (MGJ) (40%)

Bursat Sociale

Kriteret: Vështirësi ekonomike dhe sociale, të vërtetuara me dokumente si pasqyra e të ardhurave të familjes, vertetim ndihme ekonomike, ose raporte nga shërbimet sociale.

Dokumentacioni i nevojshëm: Pasqyra e të ardhurave të familjes dhe dokumente që vërtetojnë gjendjen sociale (raporte nga shërbime sociale, certifikata të varfërisë, etj.)

Bursë për Studentin më të Mirë të UMT-së në Program për çdo vit studimi

Kriteret: Studenti i UMT-së me performancën më të mirë në programet BSc, me mesatare të ponderuar ≥ 9.0, përfiton 75% bursë; ndërsa studenti me mesatare të ponderuar ≥ 9.5 përfiton 100% bursë. Bursa aplikohet për vitin akademik pasardhës. Në rastin e studentëve më të mirë të vitit të fundit të studimeve Bachelor, bursa aplikohet për studimet Master që ndiqen në UMT.

Bursat e Talentit

Kriteret: Arritje të jashtëzakonshme në teknologji, kulturë, art, sport, ose pjesëmarrje në olimpiada/konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rekomandime nga mentorë ose profesionistë: Dëshmi për aftësitë dhe talentin e jashtëzakonshëm, të mbështetura nga ekspertë të fushës.

Bursat për Fëmijët e Arsimtarëve

Kriteret: Të paktën një prind duhet të jetë mësues në sistemin parauniversitar (publik ose privat), i vërtetuar me dokumente (p.sh., vertetim pune).

Fëmijët e prindërve në fushat e tjera arsimore: Mesatarja e gjimnazit minimalisht 8, për të garantuar që studentët janë të angazhuar në mësime.

Aplikimi për Bursë nëpërmjet Komisionit të Bursave

Kush mund të aplikojë: Nxënësit me mesatare mbi 8 dhe argumente për përfitimin ose përmirësimin e bursës. Afati: Intervistat zhvillohen në datat e përcaktuara nga UMT. Dokumentacioni i nevojshëm: • Kartë identiteti; • Kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe listës së notave për tre vitet e studimit; • Dokumente shtesë për kategorinë përkatëse të bursës; • Paraqitje fizike para Komisionit për përfundimin e procesit Formular aplikimi për komision burse

Tarifat e studimit

Çdo i interesuar mund të rezervojë studimet në një prej programeve të studimit në UMT duke filluar nga muaji dhjetor. Universiteti Metropolitan Tirana mundëson tarifa të reduktuara studimi për rezervime të hershme.