Ceremonia e diplomimit 2024 në Universitetin Metropolitan Tirana, kurorëzim i suksesit dhe një fillimi të ri emocionues në jetën profesionale

Mes ngazëllimit të studentëve, emocioneve e hera-herës përlotjes së prindërve dhe krenarisë së stafit akademik, Universiteti Metropolitan Tirana organizoi ceremoninë e diplomimit 2024, një traditë e përvitshme që kurorëzon arritjet profesionale e akademike të universitetit dhe feston suksesin e të sapodiplomuarve si dhe fillimin e një rrugëtimi të ri të tyre në tregun e punës.

I profilizuar në shkencat inxhinierike dhe pionier i programeve të studimit në inteligjencën artificiale, Universiteti Metropolitan Tirana është kthyer në një brand tërheqës për të gjithë studentët dhe maturanët e orientuar drejt inovacionit si busull për programet e tyre të studimit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i universitetit, Prof.Dr. Nikolla Civici u shpreh se të diplomuarit në fushat e inxhinierisë, arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, janë gati për të shkëlqyer në treg, falë përkushtimit të tyre dhe angazhimit të UMT për të inkurajuar një mjedis frymëzues dhe konsoliduar shtylla të kërkimit shkencor.

Secili prej jush mund të bëjë ndryshime të qenësishme në shoqërinë tonë dhe jam besimplotë se kështu do të jetë, por mos harroni se jeni pjesë e një rrjeti më të gjerë, e një komuniteti profesionistësh dhe qytetarësh të afirmuar, sot ju jeni UMT Alumni dhe kam bindjen se me formimin tuaj, me grintën që jukarakterizon, me kreativitetin e nevojshëm dhe me qëllimet që i keni vënë vetes, së bashku, ju mund të arrini gjithçka. Ndihem krenar që bashkë me ju kemi ndërtuar një mjedis frymëzues në UMT që ka mundësuar rritjen dhe suksesin e studentëve tanë. Së bashku kemi përcaktuar një shtyllë kryesore për zhvillimin e mëtejshëm siç është kërkimi shkencor. Me një strategji të qartë, me partnerët ndërkombëtarë, me projektet europiane ku jemi tëpërfshirë, ne garantojmë formimin më cilësor për studentët tanë, por edhe japim një kontribut të pashlyeshëm në shoqëri”, u shpreh rektori Civici.

Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana, Arjan Çukaj falenderoi prindërit dhe studentët që i besuan të ardhmen e tyre këtij universiteti, duke siguruar se vizioni i Universitetit Metropolitan Tirana për t’i dhënë Shqipërisë një institucion të arsimit të lartë të fokusuar në shkencat inxhinierike, kompjuterike, në arkitekturë dhe ekonomi po përkthehet një realitet të sukesshëm vit pas viti, i mbështetur nga shifra të larta të regjistrimeve të cilat vetëm këtë vit kanë qenë më shumë se 600 studentë.

Sot në Universitetin Metropolitan Tirana jemi më shumë se asnjëherë më parë. E tregon kjo sallë e mbushur plot, por e tregojnë edhe shifrat e të rinjve që na u bashkuan këtë vit: Mbi 600 studentë të këtë vit u bënë pjesë e familjes UMT në të gjithaciklet e studimit, duke dëshmuar se vizioni ynë për t’i dhënë Shqipërisë një institucion të arsimit të lartë të fokusuar në shkencat inxhinierike, kompjuterike, në arkitekturë dhe ekonomi, po jetëzohet me sukses nga viti në vit”, u shpreh presidenti Çukaj duke shtuar në fjalën e tij se kjo ceremoni nuk shënon fundin e marrëdhënies me universitetin por vetëm fillimin e një kapitulli të ri si ambasadorët e tij të nderit.

Sfida e ardhshme e UMT është ngritja e ndërkombëtarizimit në një tjetër nivel, përmes kërkimit shkencor në projekte ndërkombëtare, por edhe duke e kthyer UMT-në në një institucion që pret jo vetëm studentë shqiptarë, por edhe tëhuaj.

I ftuar në këtë ceremoni, drejtori i Start Up Agency Albania, Arjan Ymeri, vlerësoi rolin e Universitetit Metroplitan Tirana si një institucion që inovacionin e ka kthyer në një simbol të punës dhe produkteve të këtij universiteti.

Dekania e Studentëve Sonila Daiu, përmes një mesazhi përshëndeti studentët e sapodiplomuar, në nisje të një kapitulli tëri në jetën e tyre profesionale e akademike.

Gjatë ceremonisë së diplomimit 2024, u nderuan edhe studentët ekselentë duke u konsideruar si shembulli më i mirë i angazhimit dhe cilësisë akademike që promovon ky institucion i cili u jep zë dhe mbështetje të veçantë këtyre studentëve.

Studentëve Ada Beqo nga Fakulteti i Ekonomisë, Anisa Tafili nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Martin Koçi nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT, Kristina Prushi nga program Master si dhe studentëve Era Tiço dhe Alert Lulo për angazhimin e tyre në komunitetin studentor, iu akorduan Certifikata të Mirënjohjes për modelin pozitiv të kontributit të tyre në UMT.