Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna
Lektor
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
✉ anna.yunitsyna@umt.edu.al
Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna eshte pedagog dhe studiues me përvojë 14 vjeçare në mësimdhënie në kurse në nivelet universitare dhe pasuniversitare. Ka mbikëqyrur 30 punime Master Shkencor. Gjithashtu ka redaktuar dhe eshte bashkëautor i dy librave mbi sfidat aktuale në arkitekturën shqiptare titulluar “Current Challenges in Architecture and Urbanism in Albania” dhe “COVID-19 (Forced) Innovations “ botuar ne Springer. Ka publikuar mbi 15 artikuj në revista te indeksuara dhe ka zhvilluar mbi 29 prezantime ne konferenca shkencore. Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna eshte bashke-drejtuese dhe anetare e bordit te editimit (co-chair) ne dy konferencave shkencore nderkombetare, dhe anetare e bordit te shkencor ne 5 konferenca shkencore nderkombetare, dhe recensues i revistës shkencore “Civil Engineering and Architecture”
Fushat e kërkimit:
- Teoria e banesave, projektimi i banesave, vlerësimi i banesave, strehimi me efikasitet energjetik, mjedisi i qëndrueshëm i banimit
- Analiza e sintaksës së hapësirës nga shkalla urbane në ndërtesë
- Fabrikim dixhital, modelim parametrik, modelim algoritmik, printim 3D, dizajn me ndihmën e kompjuterit
- 2024 – Përfituar titullin ‘Profesor i asociuar’ në Universitetin Politeknik të Tiranës
- 2014 – Ka mbaruar doktoraturën në Universitetin Teknik Çek në Pragë. Tema e hulumtimit është “Strehimi fleksibël – Hapësira universale në banesë”
- 2010 – Ka mbaruar programin Master në Arkitekturë (në anglisht) në Institutin e Arkitekturës Dessau, Gjermani
- 2007 – Ka mbaruar Universitetin Teknik Shtetëror në Vologda, diplomë 6-vjeçare Arkitekt me nderime.