Dr. Blerina Dhrami
Përgjegjës Programi Profesional / Lektore
Fakulteti i Ekonomisë
bdhrami@umt.edu.al
Blerina Dhrami ka lindur në Tiranë, më 14.05.1982. Ajo u diplomua në Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali (Fakulteti i Administrimit të Biznesit), gjatë periudhës 2000 – 2006 duke fituar gradën Bachelor dhe Master Shkencor. Nga viti 2010-2012 ajo ka ndjekur dhe mbrotjur një diplomë MBA në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Aktualisht ajo ka graden PhD në Qeverisje Publike në Universitetin Tor Vergata, Fakulteti i Ekonomisë. Znj. Dhrami ushtron profesionin e Pedagoges/Lektores që nga viti 2013, si dhe ka kryer detyra të rëndësishme administrative gjatë karrierës së saj brenda institucioneve të arsimit të lartë. Ajo është e njohur në botën akademike dhe gjatë periudhës akademike (2013-2022) ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe ka botuar një sërë punimesh akademike në revista shkencore. Interesat e saj kërkimore janë të fokusuara në fushën e administrimit të biznesit, administratës publike dhe ekonomisë së punës.
- Shtator 2000- Shtator 2006: Universiteti “Sapienza” Fakulteti i Ekonomise, Romë, Itali Administrim biznesi D.N.D në Administrim Biznesi
- Shkurt 2011 -Janar 2013: Universtiteti i Tiranes, Fakulteti i Ekonomise, Master profesional në Administrim Biznesi
- Tetor 2018 – Nëntor 2022: Universiteti “Tor Vergata”, Fakulteti i Ekonomisë, Doktoraturë
- ICTEA 2015, Punimet e Konferencës “Vendimmarrja efektive: Rasti i sektorit bankar shqiptar”, ISBN: 978-9928-4221-5-6,
- PSJ 2016, Pavaresia Scientific Journal, Vol.2, No 1 (2). “Paktet territoriale të punësimit dhe ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare”, fq.91-99 Online ISSN 2080-3716, Print ISSN: 2304-2664.
- – PSJ 2016, Pavaresia Scientific Journal, Vol.3, No 1 (2). “Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit: një analizë krahasuese ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të rajonit”, fq 37-43. Online ISSN 2080-3716, Print ISSN: 2304-2664.
- ICEI’ 2016, Punimet e Konferencës,. “Vendet e Ballkanit Perëndimor hapa drejt integrimit evropian” fq 19-30. ISBN: 978-9928-196-77-4
- ICECH 2017, Punimet e Konferencës, , “Sjellja etike në Administratën Publike…një proces i gjatë mësimi” ISBN 978-9-9282530-1-9
- PSJ 2018, Pavaresia Scientific Journal, Vol.3, No 1 (2). – “Modeli holandez i mbikëqyrjes së konglomerateve financiare” Online ISSN 2080-3716, Print ISSN: 2304-2664.
- Revista Shkencore ” Advances in Politics and Economics “, Vol 2, Nr 2 (2019), – “A kuptohet mjaftueshëm buxhetimi me pjesëmarrje nga qytetarët për të qenë i arritshëm për ta?”. Online ISSN 2576-1390 (online), Print ISSN 2576-1382,
- CIVINEDU 2021, Punimet e Konferencës, “Politikat Arsimore dhe Procesi i Vlerësimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë Shqiptar” ISBN 978-84-124511-1-5.
- Revista Shkencore Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics. “Marketingu Online i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri” ISSN Print: 2663-6433, ISSN Elektronik: 2663-6425 Dhjetor 2023.