RoboTech
Përse Robotech
Robotech është një platformë ku të rinjtë mund të mësojnë mbi robotikën, inteligjencën artificiale dhe inovacionin dhe ti përdorin ato për të ofruar zgjidhje për probleme të botës reale. Ndërsa bota ndryshon, ka gjithnjë e më shumë nevojë për të mbrojtur mjedisin tonë, për të kursyer burime dhe për të ndërtuar qytete më të zgjuara. Robotech inkurajon studentët të krijojnë zgjidhje që ndihmojnë Shqipërinë të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme. Nëpërmjet projekteve praktike, studentët mësojnë aftësi të vlefshme ndërsa zbulojnë se si teknologjia mund të bëjë një ndryshim në fusha si ekonomia e gjelbër dhe blu, qytetet inteligjente apo komunitete më të mira. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë, ose dëshironi të jeni pjesë e një projekti që mund të bëjë një ndryshim, Robotech ju jep mjetet për ta bërë këtë. Regjistrohu për t’u bashkuar me një udhëtim inovacioni, mësimi dhe zbulimi!Qëllimi dhe objektivat e RoboTech
Zhvillimi i ideve të reja: Të ndihmojmë të rinjtë që t’i kthejnë idetë krijuese në projekte reale.
Zhvillimi i aftësi praktike: Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë robotikën dhe AI përmes përvojave argëtuese dhe praktike.
Ndikim pozitiv: Nxënësit do të zhvillojnë projekt – ide që synojnë ti bëjnë komunitetet e vendit më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë nga ana tenkologjike.
Krijimi i një rrjeti frymëzues: nxënësit e shkollave të mesme, mentorët dhe ekspertët e fushës do të bashkohen në një rrjet frymëzues për të zhvilluar ide, mbështetur njeri – tjetrin dhe ndërtuar projekte inovative.
Nëpërmjet Robotech, nxënësit do të aftësohen të zgjidhin probleme, të ndërmarrin iniciativa në dobi të komunitetit, të zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike dhe të njihen me fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit për të marrë pjesë në konkursin RoboTech.
Përfshini emrin e shkollës së mesme të ekipit tuaj, qytetin, idenë e projektit dhe kategorinë në të cilën bën pjesë. Ne mezi presim të njihemi me idetë tuaja krijuese në fushën e robotikës!
Projekte dhe Ide
Në Robotech, nxënësit do të aplikojnë konceptet e robotikës dhe AI për të ofruar zgjidhje mbi probleme reale. Ata do të zhvillojnë projekte që synojnë të sjellin një ndryshim. Këto janë disa fusha që nxënësit do të eksplorojnë:Si mund të përfshiheni?
Jeni kurioz?
A keni ide inovative të cilat do donit ti zhvillonit?Bashkohuni me Lëvizjen Robotech në Universitetin Metropolitan Tirana
Lajmet dhe aktivitetet mbi RoboTech
Mundësi unike për nxënësit e apasionuar pas robotikës dhe kodimit/ Fillon “RoboTech” organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe COD
https://youtu.be/UrgbflSC8kA Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre
Kompeticioni RoboTech
Hyrje Universiteti Metropolitan Tirana me mision edukimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke pasur në fokus
Përmbyllet me sukses grupi i dytë i shkollës “Robotech”
U përmbyll me sukses grupi i dytë i shkollës “Robotech” për 20 nxënës nga Gjimnazi “Besnik Sykja” Gjatë ditës së