Përse RoboTech
Universiteti Metropolitan Tirana, i angazhuar në edukim, kërkim shkencor dhe zhvillimin e teknologjive inovative, synon të udhëheqë me programe të avancuara si doktorata në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”. Në këtë drejtim, UMT ka ndërmarrë nismën “RoboTech”, një kompeticion inovator që angazhon nxënësit e shkollave të mesme, duke i aftësuar në fushën e robotikës dhe krijimin e sistemeve inteligjente.
Përmes këtij kompeticioni, të rinjtë zhvillojnë aftësitë teknologjike, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve praktike, duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes. UMT synon jo vetëm të krijojë një platformë edukative dhe frymëzuese, por edhe të nxisë një brez të ri inovatorësh që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe më gjerë.
Jeni kurioz?
A keni ide inovative të cilat do donit ti krijonit dhe zhvillonit? Bashkohuni me ekipin RoboTech në Universitetin Metropolitan Tirana.
A jeni gati për të ndërtuar diçka të mahnitshme? Mblidhni një ekip prej 4-7 nxënësish, mendoni për një ide projekti dhe aplikoni! Do të punoni me mentorë, do të merrni trajnime praktike dhe do ta prezantoni robotin tuaj para një paneli ekspertësh.
Mbështetni nxënësit tuaj ndërsa zhyten në robotikë dhe AI! Robotech u ofron shkollave trajnime praktike, duke përfshirë aksesin në seminare, mentorim dhe mbështetje teknike për ti ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm në teknologji dhe inovacion.
Partneriteti me Robotech është një shans për të nxitur inovacionin tek të rinjtë e Shqipërisë. Duke mbështetur Robotech, partnerët e industrisë fitojnë shikueshmëri, ndihmojnë në formimin e një brezi të aftë në teknologji dhe kontribuojnë në zhvillim të qendrueshëm dhe inovativ.
RoboTech përqendrohet në transformimin e peizazhit arsimor për nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri. Me tre objektiva kryesorë, projekti synon të frymëzojë, edukojë dhe pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për sfidat teknologjike të së ardhmes.
RoboTech synon të çmitizojë teknologjinë moderne duke prezantuar nxënësit me botën e inteligjencës artificiale dhe robotikës përmes:
- Seminareve dhe prezantimeve mbi teknologjitë më të fundit.
- Aktiviteteve praktike dhe projekteve grupore, ku nxënësit mësojnë të aplikojnë njohuritë teorike në zgjidhjen e sfidave reale.
- Aksesit në burime dhe mjete teknologjike, duke frymëzuar kreativitetin dhe të menduarit kritik
RoboTech krijon një urë lidhëse midis institucioneve arsimore dhe industrisë, duke përfshirë mentorët dhe ekspertët më të mirë për të:
- Ndërtuar programe mentorimi ku studentët e universitetit dhe ekspertët mbështesin ekipet e shkollave të mesme.
- Mundësuar bashkëpunim me industrinë, për të ofruar burime, leksione dhe trajnime praktike.
- Siguruar mundësi praktike pune për pjesëmarrësit më të dalluar. Ky mjedis bashkëpunues ndihmon në rritjen e cilësisë së mësimit dhe përgatit nxënësit për karrierat e tyre teknologjike.
Projekti integron teknologjinë me parimet e qëndrueshmërisë përmes:
- Përdorimit të AI dhe robotikës në zgjidhjen e sfidave në ekonominë e gjelbër dhe blu.
- Zhvillimit të aftësive teknologjike, si analiza e të dhënave, kodimi dhe komunikimi digjital. · Promovimit të risive teknologjike, duke i prezantuar ato në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përcaktimi i mentorëve nga UMT për të udhëhequr ekipet gjatë konkursit, të cilët do të sigurojnë mbështetje profesionale dhe orientim të drejtpërdrejtë, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të pjesëmarrësve dhe në përgatitjen e projekteve të tyre.
Prezantime mbi sistemet inteligjente robotike dhe potencialin e tyre
Seminare praktike, ku nxënësit do të njihen me teknologjitë që do të përdorin
Seanca interaktive pyetje-përgjigje për qartësimin e rregullave dhe pritshmërive të konkursit
Formimi i Ekipeve dhe Propozimi i Projekt-Ideve
Trajnimi i Ekpive
Zhvillimi i prototipeve duke përdorur teknologjinë e robotikës dhe AI
Prezantimi i Projekteve
Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Në Robotech, nxënësit do të aplikojnë konceptet e robotikës dhe AI për të ofruar zgjidhje mbi probleme reale. Ata do të zhvillojnë projekte që synojnë të sjellin një ndryshim. Këto janë disa fusha që nxënësit do të eksplorojnë:
Projektet në ekonominë e gjelbër fokusohen në reduktimin e ndikimit mjedisor dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme, si robotët inteligjentë të menaxhimit të mbetjeve që klasifikojnë dhe menaxhojnë në mënyrë efikase mbetjet për të reduktuar ndotjen dhe robotët e ruajtjes së energjisë që monitorojnë dhe optimizojnë përdorimin e energjisë në shtëpi dhe shkolla
Projektet e ekonomisë blu synojnë të mbrojnë dhe menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme burimet e oqeanit dhe ujit. Kjo përfshin zgjidhje për zbulimin e ndotjes që monitorojnë cilësinë e ajrit dhe ujit në kohë reale, si dhe robotët monitorues të cilësisë së ujit që testojnë për ndotës në liqene dhe lumenj.
Projektet në fushën e qyteteve inteligjente synojnë të shfrytëzojnë teknologjinë për të përmirësuar jetën urbane. Këto përfshijnë robotët që mund të kryejnë transport efektiv nq qytete, apo dronët e sigurisë urbane që monitorojnë zonat e qytetit për siguri, duke ofruar informacion në kohë reale.
Aktivitetet RoboTech
Projektet më të mira në “RoboTech”, shpallen gjimnazet fituese në konkursin e parë të robotikës
Finalizimi i Kompeticionit RoboTech 2023-2024 Shpallen gjimnazet fituese në kompeticionin RoboTech, në ceremoninë finale që bëri bashkë emra të njohur
Mundësi unike për nxënësit e apasionuar pas robotikës dhe kodimit/ Fillon “RoboTech” organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe COD
Kompeticioni RoboTech 2023-2024 Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë
Kompeticioni RoboTech 2023-2024
Hyrje Universiteti Metropolitan Tirana me mision edukimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke pasur në fokus