Kurset e Formimit Te Vazhduar

Kurset e formimit të vazhduar synojnë të përcjellin një filozofi të mësuari që është e ndryshme nga ajo tradicionale, por ecën përkrah saj nën objektivin e zhvillimit personal të individëve dhe sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.

Zhvillimi i kurseve të formimit të vazhduar është mishërim i objektivave dhe vizionit të vetë Universitetit Metropolitan Tirana në përputhje edhe me programet e studimit. UMT duke ndjekur zhvillimet dhe nevojat e tregut, përgatit ekspertë të licensuar për aktivitete të veçanta si në Vlerësimin dhe Invenstimin në Pasuritë e Paluajtshme apo Auditimin e Energjisë.

Këto kurse zhvillohen periodikisht në Universitetin Metropolitan Tirana dhe janë të licensuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Profesionistët që ndjekin kurset e formimit të vazhduar përditësohen me të rejat më të fundit nga fushat përkatëse përmes leksioneve me ekspertë vendas dhe të huaj, si edhe fitojnë të drejtën për të zhvilluar aktivitetin e tyre në fushat përkatëse.

Kursi i Auditimit të
Energjisë

Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një certifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë titullin “Auditues energjie”.

Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme

Kursi është i njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ky kurs synon të formojë profesionalisht studentët duke i aftësuar në vlerësimin shkencor dhe praktik të pasurive të paluajtshme.

Kursi Shake
It Up

Një kurs i dedikuar pasuniversitar për inxhinierinë e tërmeteve. Nga teoria në praktikën e inxhinierisë së tërmeteve” u dedikohet inxhinierëve dhe arkitektëve, duke ndjekur metodat “mobile lab” dhe “shake table” për teste dhe stimulime të tërmetit.