Search
Close this search box.
E-Shërbime

Program Profesional 2- vjeçar në Dizajn Grafik

Programi 2-vjeçar profesional në “Dizajn Grafik” është krijuar për t’i pajisur studentët me aftësitë dhe njohuritë thelbësore të nevojshme për të shkëlqyer në fushën e dizajnit dhe të komunikimit vizual. Gjatë dy viteve të studimit, studentët do të eksplorojnë një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë; Grafik Dizajn, Identitet Vizuale, Metodologjia e Dizenjimit , Fotografi, Tipografi, Kaligrafi , Web Dizajn ,  Branding etj. 

Nëpërmjet një kurrikule të hartuar me kujdes, studentët jo vetëm që do të fitojnë eksperticë në teknikat dhe mjetet e Dizajnit Grafik, por gjithashtu do të aftësohen për t’i vënë në praktikë këto mjete në mënyrë kreative.Programi thekson mësimin praktik, duke i lejuar studentët të punojnë me projekte reale në fushat e dizajnit grafik. Në përfundim të këtij programi studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në fushën e Dizainit Grafik, me qëllim aplikimin me sukses të tyre në aktivitetin profesional dhe me aftësitë për të kërkuar, zhvilluar, e vlerësuar në mënyrë kritike. Fusha e Dizajnit Grafik është baza e kreativitetit dhe inovacionit bashkëkohor.Nëse jeni të apasionuar pas Dizajnit dhe artit vizual, bashkohuni me ne në këtë udhëtim emocionues për t’u bërë një lider në fushën e Dizajnit Grafik.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

AL

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi:

Msc. Olta Bello obello@umt.edu.al

Këshilltarë Akademik:

Msc. Olta Bello obello@umt.edu.al