Politikat e Privatësisë

Kush jemi ne

Për qëllimet e kësaj politike, “ne” i referohet Universitetit Metropolitan Tirana (UMT), si institucion i arsimit të lartë që ofron programe të ndryshme akademike dhe kërkimore në përputhje me legjislacionin shqiptar për arsimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ky njoftim është në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve të tjera përkatëse në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kontakti

Nëse keni pyetje, shqetësime apo kërkesa lidhur me mënyrën se si i përpunojmë të dhënat tuaja, ju mund të kontaktoni Zyrën tonë të GDPR në adresën e mëposhtme: Zyra e GDPR – Universiteti Metropolitan Tirana Adresa: Rruga Sotir Kolea, Tiranë, Godina e Universitetit Metropolitan Tirana, Tiranë, Shqipëri Email: info@umt.edu.al Tel: + 355 692591493

Përpunimi i të dhënave personale

UMT përpunon të dhënat personale të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, aplikantëve, ish-studentëve, prindërve/kujdestarëve, partnerëve dhe palëve të treta të lidhura me veprimtarinë e tij arsimore dhe kërkimore, me qëllim:
  • Zhvillimin e programeve akademike dhe mbështetjen e studentëve;
  • Administrimin e marrëdhënieve kontraktore me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Sigurimin e cilësisë akademike, vlerësimit dhe diplomimit;
  • Menaxhimin e pagesave, bursave dhe shërbimeve financiare;
  • Promovimin dhe zhvillimin institucional përmes faqeve të internetit, mediave sociale dhe publikimeve të tjera;
  • Sigurimin e kushteve të përshtatshme për mësim dhe siguri fizike përmes sistemit CCTV;
  • Përputhjen me kërkesat ligjore, inspektimet dhe raportimet ndaj autoriteteve publike si MAS, AKKSHI, KSHL etj.

Bazat ligjore të përpunimit

Përpunimi i të dhënave nga UMT bëhet mbi bazën e:
  • Kontratës me studentët dhe punonjësit;
  • Detyrimeve ligjore sipas ligjeve në fuqi për arsimin dhe mbrojtjen e të dhënave;
  • Interesave legjitime të institucionit për funksionim efikas, zhvillim akademik dhe përfaqësim;
  • Pëlqimit të individëve, në rastet kur kërkohet (p.sh., për përdorim të imazheve në marketing).

Çfarë të dhënash mbledhim

Në varësi të marrëdhënies suaj me UMT, mund të mbledhim këto kategori të të dhënave:
  • Të dhëna identifikuese: emër, mbiemër, numër personal, datëlindje, dokumente identiteti;
  • Të dhëna kontakti: email, numër telefoni, adresë;
  • Të dhëna akademike: nota, dosje studentore, diplomime, pjesëmarrje në aktivitete, trajnim;
  • Të dhëna financiare: pagesa, tarifa, llogari bankare (pa ruajtje të të dhënave të ndjeshme si numri i kartës së kreditit);
  • Të dhëna shëndetësore apo të ndjeshme (me pëlqim ose për arsye ligjore);
  • Të dhëna nga sistemet tona të sigurisë (CCTV, hyrje në sistemet IT);
  • Imazhe/foto/video të marra gjatë ngjarjeve universitare apo për qëllime promovimi.

Ruajtja dhe ndarja e të dhënave

Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt për një periudhë të përcaktuar kohore sipas politikave tona të ruajtjes së të dhënave dhe mund të ndahen me:
  • Institucione shtetërore për qëllime ligjore;
  • Palë të treta të kontraktuara për shërbime IT, marketingu apo konsulence, me garanci për ruajtje konfidenciale;
  • Partnerë akademikë ndërkombëtarë për qëllime bashkëpunimi apo shkëmbimi studentësh (kur është e nevojshme dhe me pëlqim paraprak).

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të:
  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale;
  • Kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre (kur është e aplikueshme);
  • Kufizoni përpunimin ose të kundërshtoni përdorimin e tyre;
  • Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë, nëse përpunimi bazohet në pëlqim;
  • Paraqisni ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Marketing dhe komunikime

UMT mund të përdorë të dhënat tuaja të kontaktit për:
  • T’ju informuar mbi evente, njoftime apo fushata promovuese të Universitetit;
  • Të ftojë në aktivitete alumni apo mbledhje fondesh;
  • Të ndajë histori suksesi, botime dhe projekte kërkimore përmes mediave sociale dhe kanaleve zyrtare.
Mund të zgjidhni në çdo kohë të mos merrni komunikime të tilla duke na njoftuar me email në: info@umt.edu.al

Ndryshime në politikë

UMT rezervon të drejtën të përditësojë këtë Njoftim Privatësie. Versioni më i fundit do të publikohet në faqen zyrtare të universitetit.