Dr. Elton Domnori kreu studimet e
larta pranë Università degli Studi di Modena e Reggio Emilia, Itali. Në vitin
2012 përfundoi studimet e doktoraturës në Computer Engineering and Science.
Pas një
eksperience si zhvillues software te Kion/CINECA, Dr. Domnori që nga viti 2012 ka
punuar si lektor në universitete të ndryshme në Shqipëri.
Së fundmi
mban pozicionin e zv. Dekanit pranë fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe
IT, Universiteti Metropolitan Tirana. Fushat kryesore të punës dhe kërkimit
janë optimizimet e gjuhëve të programimit, sistemet e menaxhimit të të dhënave
si dhe sistemet e shpërndara.