Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale

Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Inteligjencë Artificiale” – me dy profile studimi: “Data Science” dhe “Cybersecurity”, në gjuhën angleze, synon thellimin e njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit në përgjithësi dhe në atë të sistemeve inteligjente në veçanti, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë eksperimental dhe praktik. Ky program studimi mbështetet në një metodikë dhe praktikë shkencore dhe ka si objektiv rritjen e autonomisë dhe konsolidimin e koncepteve nëpërmjet lëndëve dhe projekteve bashkëkohore.

Profili i studimit Data Science

“Data Science”: fokusohet në menaxhimin e sasive të mëdha të të dhënave si dhe në ndërtimin e modeleve për kërkimin, modelimin dhe përpunimin e tyre. Profili ka si qëllim përgatitjen e kandidatit në një nga fushat e saj karakterizuese si: data mining, data warehouse, computer vision, knowledge representation, statistics, data analytics, data visualization, query processing, etj.

Profili i studimit Cybersecurity

“Cybersecurity”: fokusohet në metodat dhe modelet që aplikohen për mbrojtjen e sistemeve kompjuterike nga sulmet e ndryshme. Profili ka si qëllim përgatitjen e kandidatit në fushën e sigurisë e cila mund të aplikohet në një nga fushat e saj karakterizuese si: siguria e sistemeve, siguria e rrjetave kompjuterike, siguria e informacionit, kriptografia, etj.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

EN

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

Dr. Donald Elmazi
delmazi@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al