Programi Master i Shkencave në Inxhinieri Software ka si fokus kryesore studimin e sistemeve software komplekse, sistemet e menaxhimit të të dhënave dhe sistemet e përpunim të të dhënave.
Në përfundim të këtij programi, studenti është i aftë të japë zgjidhje problemeve të ndryshme në dizenjimin, zhvillimin, testimin, dhe vlerësimin e performacën e sistemeve software.
Programi i studimit fokusohet në përgatitjet të avancuara teknike dhe shkencore në disa disiplina, duke i lejuar një të diplomuari të specializohet në fushat profesionale që karakterizojnë teknologjinë e informacionit.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Software i ofruara nga UMT ka për qëllim të përcjellë njohuri të avancuara të sistemeve kompjuterike, zhvillimit të aplikacioneve software dhe kërkimin e aplikuar. Në veçanti, ky program studimi fokusohet në aspekte të ndryshme të zhvillimit si: menaxhimi dhe përpunimi i të dhënave (menaxhimi i bazës së të dhënave, data warehouse, data mining, etj.) dhe programimit (programi back-end dhe front-end, programi për pajisjet mobile, testimi dhe verifikimi i software-it, etj…
Në përfundim të programit të studimit, studentët do fitojnë njohuri mbi shkencat kompjuterike në përgjithësi dhe sistemet software në veçanti. Kurrikula e këtij programi studimi është ndërtuar në një formë që mundëson studentin të praktikojë në laboratorë me ndihmën e pajisjeve kompjuterike të vëna në dispozicion në ambientet e UMT-së.
Krahas njohurive të fituara gjatë vitit akademik, studentët do fitojnë eksperienca të reja me anë të programit të praktikës mësimore të organizuar gjatë semestrit të fundit.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Software është një program me rendësi, i krijuar tërësisht përmes hulumtimeve në tregun e punës si vendas dhe të huaj, si dhe krahasimin me programet e universiteteve të huaja. Ky programi është një zgjedhje bindëse për profesionistë të ardhshëm sepse:
Të diplomuarit në programin master Inxhinieri Software në Universitetin Metropolitan Tirana mund të punojnë në sektorë të ndryshëm, jo vetëm në kompanitë të cilët merren në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e aplikacioneve software të cilët së fundmi janë gjithnjë e më të shumtë në treg, por edhe në kompani si: bankat apo institucione financiare, në institucione publike dhe private që kanë sisteme informacioni në menaxhimin e shërbimeve, në industrinë e lehtë dhe të rëndë në menaxhimin e sistemeve të informacionit.
Një tjetër mundësi e cila po merr një përhapje të gjerë është vetëpunësimi apo punësimi në distancë siç njihet ndryshe me emrin freelancer. Kompetencat e fituara mundësojnë edhe punësimin në distancë për kompani që e mundësojnë atë duke krijuar një fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe punës. Ndërkohë që shumë të rinj me ide biznesi në zgjidhje të inxhinierisë software po krijojnë startup-et e tyre të cilat po marrin një vëmendje të veçantë në tregun e sotëm dhe mbështetje financiare nga kompani të mëdha apo fonde nga institucione publike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për studentët e programit të masterit në inxhinierinë software, ka një larmi të gjerë mundësish për punësim dhe karrierë, disa prej profileve të punës përfshijnë:
2 Vite
120 ECTS
Full- time
EN
Dr. Igli Hakrama
ihakrama@umt.edu.al
Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al