E-Shërbime

Kërkimi

Universiteti Metropolitan Tirana është fuqimisht i përkushtuar ndaj kërkimit dhe mësimdhënies akademike. Si një universitet që bashkëpunon ngushtësisht me tregun e punës, ndërlidh botën akademike me atë të biznesit. Akademikët pjesë e Fakulteteve gjithnjë zbatojnë në mënyrë aktive gjetjet e tyre kërkimore në aktivitetet e tyre mësimore dhe akademike. Nga ana tjetër, vlerësimet nga mësimdhënia mund të jenë një shtyse e vlefshme për të pasuruar dhe përmirësuar më tej përpjekjet kërkimore. Si rezultat, Universiteti Metropolitan Tirana po jep një kontribut të çmuar në edukimin e studentët dhe përmes projekteve edhe edukimin e shoqërisë.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.