praktike të cilat janë të nevojshme për inxhinierë të kualifikuar elektrikë. prej lëndëve të Inxhinierisë Elektrike zhvillohen në laboratorët me pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë, si Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve, Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike dhe Laboratori i automatizimit dhe FPGA nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit akademik. Inxhinierët Elektrikë mund të punojnë me rrjetat e mikroçipeve, kompjuterëve, përpunimit të sinjalit, mikrovalëve, telekomunikacionit, rrjeteve biomjekësore apo edhe robotikën.
Gjithashtu mund të punojnë në fushën e transportit, ndriçimit, ngrohjes, ventilimit, në sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, prodhimit dhe ndërtimit. Inxhinierët elektrikë fitojnë aftësitë dhe janë përgjegjës për të hartuar planet e projektit, vlerësimin e afateve kohore të projektit dhe shpenzimeve, menaxhimin e punëve teknike etj.