BACHELOR
NË INTELIGJENCË ARTIFICIALE

Programi Bachelor në Artificial Intelligence përgatit profesionistë që projektojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë sisteme inteligjente dhe aplikacione software në sektorë të ndryshëm të ekonomisë digjitale. Ai ndërthur inteligjencën artificiale moderne, shkencat kompjuterike dhe matematikën e aplikuar, me theks të fortë në projekte praktike, etikë dhe kuadrin rregullator evropian për IA.

Gjatë studimeve, studentët ndërtojnë një bazë solide në programim, struktura të të dhënave dhe algoritmikë, si edhe në matematikë dhe statistikë të aplikuara, ndërsa mësojnë të zhvillojnë dhe të aplikojnë teknika si Machine Learning, Deep Learning dhe Data Science në probleme reale. Punët në laborator, projektet në ekip dhe bashkëpunimet me industrinë i ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi teknike dhe profesionale që kërkohen nga tregu i punës në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

EN

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

PhD Candidate Evis Plaku evis.plaku@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori edomnori@umt.edu.al

Çfarë do të mësoni

Gjatë këtij programi do të ndërtoni një profil të plotë në inteligjencë artificiale, shkenca kompjuterike dhe matematikë të aplikuar, duke kaluar gradualisht nga bazat teorike tek zhvillimi i aplikacioneve dhe projekteve praktike me të dhëna dhe probleme reale. Kur të diplomoheni, do të keni aftësitë për të kuptuar, projektuar dhe zbatuar sisteme IA, sisteme software dhe aplikacione inteligjente në një sërë kontekstesh profesionale.

Në këtë fushë studimi do të thelloheni në fushat kryesore të IA, duke kaluar nga konceptet bazë në teknika të avancuara dhe aplikime konkrete në industri. Do të punoni me të dhëna reale dhe mjete moderne për të zhvilluar modele dhe aplikacione inteligjente, duke marrë parasysh edhe aspektet etike dhe ligjore.

  • Machine Learning (algoritmet bazë dhe aplikimet e tyre).
  • Deep Learning dhe arkitektura moderne të rrjeteve neurale.
  • Data Science: përpunimi, analiza dhe vizualizimi i të dhënave
  • Përpunimi i gjuhëve natyrore dhe Computer Vision
  • Sistemet me shumë agjente, planifikimi dhe arsyetimi i automatizuar.
  • Etikë, privatësi dhe kërkesat ligjore sipas AI Act dhe standardeve evropiane.

Në këtë fushë studimi ju jepen bazat solide të informatikës dhe inxhinierisë së softuerit, të nevojshme për të zhvilluar aplikacione moderne dhe për të punuar me sisteme komplekse. Do të mësoni të mendoni si inxhinier software, të strukturoni kodin dhe të zgjidhni probleme në mënyrë efikase.

  • Programim në Python, Java, C dhe C#.
  • Struktura të të dhënave dhe algoritmikë.
  • Zhvillim softueri dhe zhvillim aplikacionesh web.
  • Arkitekturë kompjuteri dhe rrjete kompjuterike.
  • Paradigmat e programimit dhe programimi i avancuar.

Kjo fushë studimi fokusohet në përdorimin praktik të matematikës dhe statistikës për të analizuar të dhënat dhe për të ndërtuar zgjidhje efektive. Ju do të mësoni si të kuptoni dhe të përdorni modele për të marrë vendime të informuara, pa u ndjerë të humbur nga formulat komplekse.

  • Analizë matematikore dhe ekuacione diferenciale të thjeshtuara për zgjidhje praktike.
  • Algjebra lineare: punë me matrica, vektorë dhe transformime që përdoren në zgjidhje reale.
  • Probabilitet dhe statistika për interpretim dhe analizë të dhënash.
  • Optimizim dhe metoda numerike për të përmirësuar zgjidhjet praktike.
  • Modelim statistikor dhe nxjerrja e konkluzioneve nga të dhënat.

Gjatë programit, do të zhvilloni projekte praktike nga fusha të ndryshme si financë, shëndetësi, industri prodhuese, energji, robotikë, transport, marketing dhe aplikacione të tjera inteligjente, duke ndërtuar një portofol real për tregun e punës.

Mundësi Karriere

Fusha e inteligjencës artificiale po rritet me ritme shumë të shpejta dhe profesionistët me aftësi në IA, programim dhe analiza të dhënave janë gjithnjë e më të kërkuar si në Shqipëri, në Evropë, ashtu edhe në rajon. Të diplomuarit nga ky program janë të përgatitur për role hyrëse në zhvillim softuerik, analiza biznesi dhe inovacion digjital, si në kompani të mëdha, ashtu edhe në start-up. Shumë nga këto pozicione ofrojnë paga konkurruese dhe mundësi zhvillimi profesional në qytete si Tirana dhe në vendet e tjera të Evropës. Pas përfundimit të programit, studentët mund të punojnë në pozicione si:
  • Inxhinier apo Zhvillues AI (Junior AI Engineer / AI Developer).
  • Zhvillues Softuerik i Sistemeve
  • Inxhinier Machine Learning (Machine Learning Engineer).
  • Analist të Dhënash apo Inxhinier i Shkencës së të Dhënave (Data Analyst / Junior Data Scientist).
  •  Zhvillues aplikativ i sistemeve IA (AI Application Developer).
  • Specialist i sistemeve të përpunimit të gjuhëve natyrore apo sistemeve inteligjente vizuale (NLP / Computer Vision Specialist).
Këto role gjenden në sektorë të ndryshëm: teknologji dhe shërbime digjitale, banka dhe FinTech, sigurime, shëndetësi dhe HealthTech, industri prodhuese dhe industri 4.0, energji, transport dhe logjistikë, marketing dhe e-commerce, si dhe administratë publike dhe start-up inovative Të diplomuarit kanë gjithashtu bazë të fortë për të vazhduar studimet në ciklin e dytë në fusha si Inteligjencë Artificiale, Data Science, Shkenca Kompjuterike, Robotikë dhe Inxhinieri të të Dhënave në universitete brenda dhe jashtë vendit.

Hapat e ardhshëm

Shkarko planin mësimor (PDF): Nëse dëshironi të thelloheni më shumë në strukturën e programit, listën e lëndëve dhe mënyrën e organizimit të studimeve, mund të shikoni planin e plotë mësimor dhe rregulloret përkatëse.

Kontakto koordinatorin e programit: Për pyetje shtesë rreth përmbajtjes së programit, praktikave profesionale apo mundësive të karrierës, ju ftojmë të kontaktoni koordinatorin e programit ose zyrën e pranimeve.

Apliko tani: Gati të hidhni hapin tjetër? Aplikoni online për programin Bachelor në Inteligjencë Artificiale, rezervoni një takim informues me stafin tonë ose regjistrohuni për ditët e hapura për të vizituar kampusin dhe laboratorët.

Më shumë informacion: Për më shumë detaje mbi kriteret e pranimit, afatet e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi vizitoni faqen e pranimeve të universitetit.