Bachelor në Financë

Programi i studimit Bachelor në Financë është ndërtuar mbi nevojat e përditshme të tregut të punës në fushat e sistemit bankar, sigurimeve dhe institucioneve financiare. Në Universitetin Metropolitan Tirana, programi i financës është i ndarë në dy profile, të emërtuara Financë-Kontabilitet dhe Financë-FinTech. Studentët që duan të fokusohen në aktivitetin e gjerë të aktiveve dhe detyrimeve të kompanisë duke planifikuar rritjen ekonomike në të ardhmen, si dhe që janë të interesuar të ushtrojnë një kontroll më të gjerë mbi strategjinë e kompanisë, mund të zgjedhin të profilizohen në financa dhe programe kompjuterike dhe teknologji të tjera të përdorura për të mbështesin ose mundësojnë shërbimet bankare dhe financiare.

Nga ana tjetër, studentët që dëshirojnë të fokusohen në flukset ditore të parasë në institucion, në librat e llogarive dhe në legjislacionin përkatës, mund të zgjedhin të profilizohen në kontabilitet. Studentët e diplomuar në degën Financë-Bankë dhe Financë-Kontabilitet mund të punësohen në sektorin privat dhe publik, konkretisht në pozicione pranë bankave tregtare të nivelit të dytë si analistë financiarë, analistë në financimin e projekteve, analistë kapitali, analistë borxhi, analistë të financave të korporatave dhe portofol dhe menaxher kapitali privat, në sektorët e kontrollit të brendshëm dhe auditimit, kontabilitetit dhe raportimit bankar dhe financiar, si përgjegjës për menaxhimin financiar të kompanive etj. Në MTU studentët kanë mundësi të përgatiten me tekste bashkëkohore, praktikë në laboratorë kompjuteri, me programe financiare dhe praktikë në kompanitë partnere me universitetin.

FinTech (teknologji financiare) është një term që i referohet softuerit, aplikacioneve celulare dhe teknologjive të tjera të krijuara për të përmirësuar dhe automatizuar format tradicionale të financimit për bizneset dhe konsumatorët njësoj. FinTech mund të përfshijë gjithçka, nga aplikacionet e drejtpërdrejta të pagesave celulare deri te rrjetet komplekse të blockchain që strehojnë transaksione të koduara.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

AL

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

Dr. Fabian Pjetri
fpjetri@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Denis Veliu
dveliu@umt.edu.al