Prof.
Asoc. Dr. Ligor Nikolla është diplomuar fillimisht në Fakultetin e Shkencave të
Natyrës në Universitetin e Tiranës, duke marrë titullin “Matematikan”, për të
vijuar më pas studimet e avancuara master në “Pierre and Marie Curie University”,
Paris 6 në Francë në vitet 1984-1985. Po ashtu në Francë ka kryer edhe studimet
doktorale në “Joseph Fourier University”, Grenoble I, në fushën e matematikës.
Profesor
Nikolla e ka nisur karrierën akademike në vitin 1991 në Universitetin
Politeknik të Tiranës, në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës. Më pas
ka mbajtur pozicione si Përgjegjës i Departamentit të Mësimdhënies në Distancë,
Zëvendës Dekan i Fakultetit të Edukimit në vitet 2008-2009; Përgjegjës i
Departamentit të Inxhinierisë Matematike në vitet 2009-2014; Dekan i Fakultetit
të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike në UPT në vitet 2014-2021
dhe prej vitit 2021 mban pozicionin e Dekanit të Shkencave Kompjuterike dhe IT
në Universitetin Metropolitan Tirana.
Është
autor dhe bashkëautor i më shumë se dymbëdhjetë teksteve akademike dhe mësimore
në fushën e inxhinierisë matematike, inxhinierisë elektrike, matematikës së aplikuar,
analizës matematike etj. Fushat e tij të interesit përfshijnë analizën dhe
filtrat numerikë, metodat e valës dhe operatorët Schrodinger. Zotëron gjuhën frënge,
angleze, italiane, maqedone dhe ruse.