Search
Close this search box.
E-Shërbime

Hapet thirrja për bursa studimi për studentët e UMT, në Kolegjin Universitar të Ndërmarrjes dhe Administrimit në Lublin, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:

Studentët do të studiojnë semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024 në Kolegjin Universitar të Ndërmarrjes dhe Administtrimit në Lublin, Poloni.

Kush mund të aplikojë?

− Studentët Bachelor të UMT-së që studiojnë në vitin e dytë dhe të tretë akademik;

− Studentët Master të UMT-së që studiojnë në vitin e parë dhe të dytë akademik.

Nga:

− Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT;

− Fakulteti i Ekonomisë.

Gjuha e mësimdhënies:

Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze. 

Bursat përfshijnë: 

-Kompensimin mujor për studentët (800 EURO në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link: http://ec.europa.eu/programmes/erasmusplus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit;

-Kopje e pasaportës;

-Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2; Nqs mungon certifikata e njohur ndërkombëtarisht atëherë pajisuni me një certifikatë nga lektori i gjuhës angleze në UMT;

-Dokumenti Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Kolegjin Universitar të Ndërmarrjes dhe Administtrimit në Lublin, Poloni lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dyte të vitit akademik 2023/2024 në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të jepni provim lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Afati për aplikim: 8 Dhjetor, 2023

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën iroprojects@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!