Procesi i ndërkombëtarizimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja bashkëpunimi. Së fundmi, rrjetit të partnerëve të Universitetit Metropolitan Tirana i është bashkuar Universiteti Politeknik i Valencias 🇪🇸, i cili është një ndër institucionet më cilësore sipas rankimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje ndërinstitucionale, studentët dhe stafi i Universitetit Metropolitan Tirana në programet e Inxhinierisë dhe Arkitekturës do kenë mundësi të realizojnë shkëmbime në institucionin partner.
Programi Erasmus+ është një pjesë e rëndësishme e Universitetit Metropolitan Tirana i cili çdo vit dedikohet dhe më shumë në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtoreve të tij me partnerë cilësor të cilët shërbejnë si promotor i përbashkët i angazhimit të edukimit cilësor.