Portofoli i Studentit të Arkitekturës Bunjamin Rexhepi
Frymëzuar nga Le Corbusier, portofoli i studentit Bunjamin Rexhepi ka në projektet e tij 5 pika:
Ngritja e objektit mbi kolona
Plan i lirë në katet përdhe
Fasada të lira
Dritare horizontale
Tarraca të gjelbëruara
Projektet e tij shtrihen nga banesat rezidenciale shumë-familjare (kolektive) në zona të populluara të Tiranës, e deri në vilat në zonat periferike.
Rexhepi i përshtatet më së miri të dy llojeve të këtyre projekteve duke marrë parasysh funksionet e ndertesave, pozicionimin, komunitetin e lagjes, hapësirës, fasadës dhe mjediseve teknike të nevojshme në të dyja rastet.
Në portofolin e tij, ky student e shtrin projektimin e tij edhe në institucione të rëndësishme siç janë shkollat, edhe në këtë rast duke patur parasysh elementë të rëndësishëm si shfrytëzimi sa më eficient i hapësirave në funksion të klasave mësimore, laboratoreve, bibliotekave, oborrit, palestrave dhe mjediseve rekreative.

Portofolin e plotë të Bunjamin Rexhepi mund ta gjeni në https://umtedu-my.sharepoint.c…