Të projektosh një shkollë - Universiteti Metropolitan Tirana

Të projektosh një shkollë

Studentja e arkitekturës Brikena Paja ka zhvilluar projektin e saj të një shkolle moderne 9-vjeçare në Tiranë. Konkretisht kjo shkollë ndodhet në perëndim të qytetit të Tiranës, në rrugën “Vangjel Argjiri” pranë Varrezave të Deshmoreve. Në shkrimin e mëposhtëm, Brikena Paja bën një përmbledhje të historikut të projektimit të shkollave në Europë, ndërsa projektin e saj të plotë mund ta shihni duke klikuar këtu.

Nga Brikena Paja/ Projektimi i shkollës 9-vjeçare është një projekt shumë interesant sepse kombinon disa faktorë me rëndësi, siç janë ata konstruktivë dhe teknologjik, por edhe mjedisor, infrastrukturor dhe social. Ishte shumë e rendësishme pikësëpari të filloja të hulumtoja në literaturën dhe historikun e projektimit të shkollave që fillon në shekujt e mëparshëm dhe nuk është diçka e re.

Per shembull shkollat e shekullit XIX në Europën qendrorë si ato “Prusiane” ishin shkolla hermetike të mbyllura me muraturë të rendë, dritare të ngushta dhe me korridore me klasa nga të dyja anët që impononin një disiplinë të hekurt dhe qe përfshinin edhe ndëshkimin si pjesë të disiplinës.

Në shekullin e XX shkollat bëhen më të hapura dhe më trasparente duke përfshirë këtu edhe lëvizjen moderniste ku spikat sistemi konstruktiv betonarme tra-kolonë mundëson hapësira dritare më të medha dhe fasadat bëhen transparente nëpërmjet sistemit të fasadave të vazhduara. Këto shkolla ishin më kreative por shpesh herë me të drejtë krahasohen me “fabrikat”. Në shekullin XX, revolucion në aspektin tipologjik dhe didaktik të shkollave ka realizuar Maria Montesori me implementin e metodave të reja të mësimdhënies ku edukatorët janë pranë studentëve, klasat kanë një format tjetër më pak rigjid, më shumë të ndriçuar, shmangen korridoret me klasat nga të dyja anët dhe tentohet të krijohet një dinamikë tjetër e cila ndërthur një marrëdhënie të përmirësuar brenda-jashtë.

Lidhur me këtë qasje, duhet thënë se shkollat 9-vjeçare në Shqipëri, janë fatkeqësisht jo të përditësuara. Pas luftës së dytë botërore shkollat Montesori u ndërtuan gjerësisht në Holandë dhe Gjermani dhe përmirësimë të ndjeshme të kësaj tipologjie vijonë edhe sot.

Gjatë semestrit të kaluar në programin e arkitekturës kemi parë projekte të ndryshme të shkollave në gjeografi të ndryshme nga Shkollat 9-vjeçare në Finlandë, Norvegji, Gjermani, Holandë, Itali, por edhe në vende me klimë tropikale si Amerikën Latine dhe Afrikë ku spikasin ndryshimet në dizajn dhe në teknologjinë e ndërtimit për shkak të klimës. Kuptohet që duhet të diferencohet projektimi në vende mesdhetare me një vend te klimës kontinentale dhe ky është një nga principet që unë kam zbatuar në projektimin e shkollës.

Një reference e rëndësishem është librin “Space and Learning” nga arkitekti holandez Herman Hertzberger i cili ka projektuar më shumë së 50 shkolla dhe që ka trajtuar elementë të rëndësishëm të përmirësimit të tipologjisë së shkollave si për shembull klasat, korridoret, hollet dhe hapësirat për aktivitetet ndiçimin, palestrën, sallat e mbledhjeve etj duke integruar në një mënyrë harmonike funksionet me njëra-tjetrën dhe duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e hapësirës dhe mësimdhënies. Një tjetër referencë ishtë Mark Dudek me librin e tij “Schools and kindergartens”.

Për të parë projektin e plotë, klikoni këtu.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.