Doktoraturë në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente

Universiteti Metropolitan Tirana ka hapur këtë vit shkollën e doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente, të akreditutuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili përbën një sukses jo vetëm për ne, por për të gjithë IAL shqiptare. Në këtë projekt shkencor janë angazhuar pedagogë të brendshem të UMT por dhe një sërë pedagogësh të huaj, kryesisht francezë, kërkues shkencorë në universitetet më të prestigjioze në Francë dhe figura nga më të shquarat të laboratorëve ku ata punojnë.

janë jo vetëm kontribuesit shkencorë të kësaj shkolle doktorature por edhe ambasadorët e saj shkencorë pranë Laboratoreve shkencore në Francë apo SHBA, të cilët do të bashkëudhëheqin me pedagogët shqiptarë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UMT dhe të universiteteve shqiptare partnere të UMT doktorantët e talentuar të formuar në universitetet shqiptare dhe ato të huaja.

Ambasada Franceze i akordoi këtë vit një bursë doktorature në bashkeudhëheqje shkollës së doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente të UMT ku drejtuesit kryesore do të jenë Profesor Dr. Ligor Nikolla (UMT) dhe Profesor Dr. Didier Georges (GIPSA Lab – UGA: http://www.gipsa-lab.grenoble-… ) tematika e së cilës ka të bëjë me optimizimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumin e energjisë bazuar në teknikat e Inteligjencës Artificiale, tematikë tepër aktuale dhe e rëndësishme për ekonominë  dhe zhvillimin e qëndrueshem në Shqipëri.

Natyrisht që bashkepunimi shkencor që do të gjeneroje kjo shkollë doktorature do t’i sherbejë ndërkombëtarizimit të sistemit arsimor shqiptar në dobi të studenteve, stafit të UMT dhe më gjerë.