UMT
ALUMNI

Një Rrjet që Frymëzon

Rrjeti Alumni i Universitetit Metropolitan Tirana përfaqëson një komunitet dinamik profesionistësh që lidh universitetin me të diplomuarit e tij në një ekosistem të qëndrueshëm bashkëpunimi akademik dhe profesional. Ky rrjet krijon një platformë të fuqishme për networking profesional, zhvillim karriere dhe bashkëpunim me industrinë, duke forcuar lidhjen ndërmjet studentëve aktualë, stafit akademik dhe alumnëve që kontribuojnë sot në sektorë kyç të ekonomisë dhe teknologjisë.

Të diplomuarit e Universitetit Metropolitan Tirana (UMT) përbëjnë një kapital të rëndësishëm intelektual dhe profesional për universitetin. Ata janë ambasadorë të vlerave akademike të UMT dhe kontribuojnë në ekosistemin e inovacionit, transferimin e njohurive dhe zhvillimin e iniciativave strategjike që lidhin universitetin me industrinë, institucionet publike dhe komunitetin ndërkombëtar.

Përmes aktiviteteve të dedikuara, mentorimit, programeve të bashkëpunimit dhe takimit vjetor të rrjetit Alumni, universiteti krijon një hapësirë për shkëmbimin e eksperiencave profesionale, prezantimin e historive të suksesit dhe zhvillimin e partneriteteve të reja akademike dhe profesionale.

2400+

të Diplomuar

85%+

të punësuar në profil

65+

Marrëveshje bashkëpunimi

Dëshmi nga Studentët Alumni

Të diplomuar ndër vite që ndajnë përvojën e tyre

Admir Karapiti

I diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni

"Kam përfunduar studimet bachelor dhe master në UMT. Aktualisht punoj në Gjermani. Në njohjen e diplomës shkruhet se "Universiteti Metropolitan Tirana është i njëjtëfsishëm me një universitet në Gjermani". Jam falenderues për gjithë eksperiencën time në UMT."

Kamila Kolumçaj

E diplomuar në Informatikë Ekonomike

"Gjatë rrugëtimit tim në bachelor dhe në master që po zhvilloj aktualisht, mbështetja e vazhdueshme që kemi marrë nga UMT ka qenë shumë e rëndësishme. Falenderoj stafin që na ka ndihmuar dhe inkurajoj të gjithë studentët që të përfitojnë nga të gjitha nismat që ndërmerr UMT."

E diplomuar në Ekonomik-MBA

E diplomuar në Ekonomik-MBA

"Kam përfunduar studimet master në MBA dhe aktualisht punoj në Agjencinë e Prokurimit Publik në Këshillin e Ministrave. Jam shumë e kënaqur nga stafi akademik dhe eksperienca që kam marrë në universitet."

Bëhu Pjesë e Rrjetit Alumni

Të gjithë të diplomuarit e Universitetit Metropolitan Tirana janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij komuniteti profesional duke u regjistruar pranë Zyrës Alumni ose duke kontaktuar në alumni@umt.edu.al

Dëshmi nga studentët Alumni, të diplomuar ndër vite