Dr. Roland Subashi
Përgjegjës Departamenti i Shkencave të Administrimit
Fakulteti i Ekonomisë
✉ rsubashi@umt.edu.al
Z. Subashi ka një eksperiencë të gjatë në Sistemin Bankar, Ministrinë e Financave, kompani ndërkombëtare dhe në fushën akademke. Ai ka mbajtur pozicione si: Menaxher i Retail dhe Shërbimit të Klientelës në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, Menaxher i Përputhshmërisë (administrator i bankës i miratuar nga Banka e Shqipërisë) në Veneto Bankasha, Përgjegjës i Operacioneve dhe Shërbimit të Klientelës tek Banka e Kreditit të Shqipërisë si dhe pozicione të ndryshme si Oficer Krediti, Oficer i Thesarit tek Banka Ndërkombëtare Tregtare. Një tjetër pozicion i rëndësishëm ka qënë funksioni i Nëndrejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave si dhe Përgjegjësit të Sektorit në Drejtorinë e Borxhit të Brendshëm pranë Ministrisë së Financave. Një rëndësi të vecantë në karrierën e tij zë edhe puna në institucione ndërkombëtare në funksionin e Menaxherit të Shitjeve në “Yes Gelato Ltd” në Kuala Lumpur, Malaysia. Nga Shtatori i vitit 2019, mban pozicionin e Lektorit dhe Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Administrimit pranë Universitetit Metropolitan, Tirana (UMT). Z. Subashi është titular i lëndëve: Biznes Ndërkombëtar, Parimet Bazë të Marketingut, Paraja dhe Banka. etj.
- PHD – Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Ekonomisë,
- MBA- Universiteti i Tiranës & Nebraska,
- Bachelor in economics with Minor in BBA (Honours) – Universiteti Ndërkombëtar, Kuala Lumpur Malaysia
- Covid-19 Pandemic outbreak: Effects of teleworking: an assessment of the benefits and challenges.
- How do commitment-based HRM practices and a developmental culture interact to foster open innovation in SMEs?
- Concealment of Beneficiary Owner and Financial Institutions.
- Network Characteristics of Advertising Portals: Fostering Web Marketing Development In Albania
- Cryptocurrencies and Money Laundering.
- Offshore Centers
- Technological innovation as a competitive advantage at Intesa Sanpaolo Bank
- Global Debt Growth and the Albanian Economy