Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në
Universitetin e Tiranës, me specialitet ndërtimet civile dhe industriale. Ai është
“Doktor Shkencash” prej vitit 1985 dhe “Profesor i Asociuar” prej vitit 1999.
Për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e Katedrës së Gjeometrisë në
Universitetin e Tiranës. Në vazhdim ka qenë Zëvendës Dekan dhe më pas Dekan i
Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës, Dekan i
Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në “Albanian University” dhe më pas
Zv. Rektor në Universitetin “Metropolitan Tirana”.
Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në zhvillimin
e shumë projekteve me rëndësi strategjike për vendin, si hapja dhe ndërtimi i
rrugëve Hani i Hotit – Vermosh, Bajram Curri – Valbonë, Bajram Curri – Fierzë,
hapja e rrugëve të brendshme në hidrocentralin e Fierzës, hapja e rrugës
Elbasan Shpat etj.
Ka zhvilluar punë kërkimore shkencore përmes projekteve "Tempus" dhe "Interek 2" në Universitetin e Firences dhe Universitetin Politektik të Barit. Është
autor dhe bashkëautor i disa teksteve akademike në fushën e gjeometrisë deskriptive dhe vizatimit
teknik, si edhe ka hartuar kurrikulat e programeve të ndryshme akademike në
Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës.