Pamela u bë pjesë e festivalit të të rinjve frankofonë 2022, gjatë javës frankofone, në Bukuresht Rumani. Ky festival u organizua nga Aleanca Universitare Frankofone (L’Agence Universitaire de la Francophone) ku studentë të universiteteve të ndryshme, pas një konkursi paraprak, përfaqësuan vendet e tyre duke promovuar vlerat historike, kulturore dhe artistike.
Rëndësia e veçantë e këtij aktiviteti ishte jo vetëm përfaqësimi i shtetit, por njëkohësisht dhe i universiteteve prej nga këta studentë vinin, duke vlerësuar edhe rëndësinë që këto universitete ju japin zhvillimit të talenteve të studentëve të tyre, pavarësisht se ky hobi jo gjithmonë lidhet me degën e studimit.
![](/SI/Blogs/Images/37/3721/34179.jpeg?s=251121)
Studentë si Pamela , janë edhe ambasadorët tanë për të nisur bashkëpunime të tjera me universitete në Evropë, por edhe për promovimin e vlerave dhe kulturës së Shqipërisë.
Në përfundim të këtij eventi Pamela u vlerësua me çmimin e parë për interpretimin e saj muzikor gjatë natës gala nga ku u shpërndanë 6 çmime të para për 6 fusha artistike të ndryshme, me pjesëmarrjen e 22 shteteve të ndryshme.